10 Dhjetor 2025, 09:05
Nga M.L
Lapaj para Kryeministrisë
TIRANA- Kryetari i 'Lëvizja Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj vijon grevën e tij para Kryeministrisë, duke kërkuar ndryshim politik përmes vullnetit qytetar. Në një lidhje live në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, Lapaj tha se protesta filloi si një iniciativë personale, por tani fton të gjithë qytetarët të bashkohen në kauzën e tij.
Ai komentoi edhe përplasjen me policinë ditën e djeshme pas vendosjes së çadrës para Kryeministrisë dhe theksoi se qëllimi i tij është të nxjerrë në dritë korrupsionin dhe aferat e mazhorancës aktuale, që sipas tij ka penguar rrotacionin politik të pritshëm.
Lapaj paralajmëroi se do të qëndrojë në protestë deri në kufijtë që i lejon shëndeti, duke e kthyer aksionin e tij në një thirrje për mobilizim qytetar dhe vëmendje ndaj çështjeve të transparencës dhe përgjegjësisë së qeverisë.
“Themeli i fortë i një demokracie është individi. Nuk kam besuar te protestat e mëdha, E nisa vetëm. Çdo njeri që e ndjen, të bashkohet në formën e vetë. Në orën 5 pasdite, kemi ritualin ku bëhet një protestë që çdo ditë do të jetë dhe më e madhe. Të tjerët ikin e vinë. Ka pasur deri në orë 5 të mëngjesit. Ka të tjerë që po rrinë tërë kohës këtu. Kemi qenë 12 veta gjatë gjithë natës. Kur ti pyet një përfaqësues të shtetit, se ku bazohet, dhe s’ta tregon, e kupton vetë ti. Vendosja e tendave, është një gjë demokratike, si në SHBA. Por kjo vetëm demokraci nuk është. Shpërfillja është e tmerrshme. Edhe më e rëndë është që të shpërfillin si qytetar, se ke një mendim dhe ti flet dhe s’të dëgjon njeri.
Korrupsionet galoponte, ministrat kapen në vjedhje. Askush në botë nuk ndodh që pasi je kapur gafil duke vjedhur, ti bëhet dhe më i fortë. Nuk ka logjikë që t’i shkon në zgjedhje të parakohshme në 5 bashki dhe fiton 75 të votave. Afat për qëndrimin nuk ka. Nëse ndodh që njerëzit shtohen, dhe imponojnë dorëheqjen e këtij zotërie, pasi ai s’ka legjitimitet më, pasi ai do të ishte limiti i protestës. Do të qëndrojmë këtu deri në limitin biologjik të trupit. Vjedhin nuk mbajnë përgjegjësi. I kërkon gjykata të ikin na detyra, kapen dhe mbrohen me një gjykatë tjetër. Na kërcënojnë jetën me vjedhjen e tyre. Të mungojnë hekuri në tunelin e Llogarasë, rrezikohet jeta jo vetëm vjedhje. Apo të rrezikohet jeta nga rënia e malit, në Qafë-Plloçë, nuk është vetëm vjedhje, por dhe rrezikim jete”, tha ai./ Dosja.al
adriatik lapaj
Politike
10 Dhjetor 2025, 07:28
M.L
Diella, Rama
RUSI- Kryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë, Vyacheslav Volodin, u bë pjesë e një incidenti të pazakon...
Politike
9 Dhjetor 2025, 19:04
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi sot nen për nen projektbuxhetin e vit...
Politike
9 Dhjetor 2025, 21:57
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaroi se kushdo që do ta mbajë Partinë Demokrat...
Politike
9 Dhjetor 2025, 21:45
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se qëllimi është që Partia Demokratike të bëhe...
Politike
9 Dhjetor 2025, 21:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Janë zbardhur emrat e zyrtarëve të Bashkisë, të cilëve Prokuroria e Tiranës u ka caktuar m...
Politike
9 Dhjetor 2025, 21:14
E. D
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë tetë masa sigurie, pesë zyrtarë të Bashkisë T...
Politike
9 Dhjetor 2025, 21:05
E. D
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka firmosur gjashtë masa ndaluese ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiran&eum...
Politike
9 Dhjetor 2025, 20:45
E. D
TIRANË- Kuvendi do të mblidhet për seancën e rradhës në 11 dhjetor. Në seancën plenare të kësaj të...
Politike
9 Dhjetor 2025, 20:27
E. D
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj pas përplasjes me policinë, është shprehur i...
Politike
9 Dhjetor 2025, 19:50
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Situata është tensionuar përpara kryeministrisëm, ku Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po protes...