9 Dhjetor 2025, 19:04
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi sot nen për nen projektbuxhetin e vitit 2026. Gjatë seancës, deputetët e opozitës propozuan disa amendamente specifike. Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, kërkoi krijimin e një fondi kontigjent prej 5 miliardë lekësh i cili të shpërndahet brenda muajit mars 2026, si mbështetje financiare për eksportuesit, për të kompensuar efektet negative të dobësimit të euros.
“Amendamenti bazohet edhe në raportin e INSTAT-it, sipas të cilit industria prodhuese shqiptare po kalon një periudhë të vështirë, me ecuri negative, sidomos për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, që përballen me vështirësi pas dobësimit të euros dhe inflacionit, duke qenë nën një regjime taksash më të larta krahasuar me rajonin”, tha Cara.
Sipas deputetit Cara, shpërndarja e këtij fondi do të kompensonte humbjet dhe do të ndihmonte sektorin të ruante kontributin e tij në GDP, që llogaritet rreth 800 milionë euro. Po ashtu, deputetët e opozitës propozuan rritjen e pagave për sektorin e shëndetësisë me 25%, me një fond total prej 2 miliardë lekësh, duke u fokusuar kryesisht tek zonat rurale.
Në lidhje me masat sociale, u propozuan: rritjen e bonusit të lindjeve, për të kompensuar efektet e shpopullimit, vendosen e minimumit jetik prej të paktën 200 eurosh, për të ulur hendekun në pabarazinë e të ardhurave, si dhe pagesa për invaliditetin dhe familjet në nevojë të mos jenë më të ulëta se vlera financiare e minimumit jetik.
Në sektorin e bujqësisë, deputetët e opozitës propozuan trefishimin e fondit për subvencionet nga 6 në 16 milionë lekë, si dhe rritjen e fondeve për ndërtimin e bajpasit të Elbasanit, ku buxheti i vitit 2026 të mbulojë 20% të vlerës së projektit. Deputeti i PS, Erion Braçe, tha se propozimet e opozitës nuk janë të plota dhe duhet respektuar balanca fiskale.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për të mbështetur bujqësinë pas dëmeve të shkaktuara nga zjarret dhe përmbytjet gjatë vitit. Braçe vuri në dukje se sektori bujqësor ka nevojë urgjente për kompensim të humbjeve dhe mbështetje financiare për të ruajtur prodhimin dhe vendet e punës.
Kryetarja e Komisionit, Milva Ekonomi, theksoi se për momentin nuk ka burime të reja për rritjen e shpenzimeve, prandaj është e nevojshme të respektohen tavanet e të ardhurave dhe të shpenzimeve. Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiri, bëri një përmbledhje të historikut fiskal të shtetit shqiptar, duke theksuar se të ardhurat e mbledhura historikisht kanë qenë rreth 25–27% të PBB-së.
Ai theksoi në vitin 2026 të ardhurat pritet të arrijnë rreth 30% të PBB-së dhe shpenzimet rreth 32%, duke theksuar se të dyja parashikohen të rriten gradualisht në vitet e ardhshme, dhe se çdo rritje e shpenzimeve duhet të respektojë tavanet e të ardhurave.
Sa i takon mbështetjes së sektorit të manifakturës, Yzeiri tha se nga viti tjetër, përmes Bankës së Zhvillimit, do të mbështeten sektorët e nënfinancuar, me qëllim rritjen e investimeve dhe eksportit jashtë vendit. Sektorët duhet të bëhen konkurrues, duke mos u mbështetur tek mekanizmat shtetërorë. Projektbuxheti për vitin 2026 mbështetet te rritja e të ardhurave buxhetore dhe një plan investimesh të orientuar drejt infrastrukturës, energjisë, arsimit dhe bujqësisë, ndërsa një vend të rëndësishëm i kushtohet politikave sociale.
komisioni i ekonomisë
Politike
9 Dhjetor 2025, 21:57
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaroi se kushdo që do ta mbajë Partinë Demokrat...
Politike
9 Dhjetor 2025, 21:45
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se qëllimi është që Partia Demokratike të bëhe...
Politike
9 Dhjetor 2025, 21:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Janë zbardhur emrat e zyrtarëve të Bashkisë, të cilëve Prokuroria e Tiranës u ka caktuar m...
Politike
9 Dhjetor 2025, 21:14
E. D
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë tetë masa sigurie, pesë zyrtarë të Bashkisë T...
Politike
9 Dhjetor 2025, 21:05
E. D
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka firmosur gjashtë masa ndaluese ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiran&eum...
Politike
9 Dhjetor 2025, 20:45
E. D
TIRANË- Kuvendi do të mblidhet për seancën e rradhës në 11 dhjetor. Në seancën plenare të kësaj të...
Politike
9 Dhjetor 2025, 20:27
E. D
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj pas përplasjes me policinë, është shprehur i...
Politike
9 Dhjetor 2025, 19:50
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Situata është tensionuar përpara kryeministrisëm, ku Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po protes...
Politike
9 Dhjetor 2025, 19:22
E.d
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar se vendosi të protestojë para Kr...
Politike
9 Dhjetor 2025, 17:28
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Disa qytetarë i janë bashkuar protestës së Kreut të “Shqipëria Bëhet”, ...