Politike

"Kam hyrë në burg për këtë parti”/ Salianji: Qëllimi kryesor është që PD të jetë fituese! Duhet të ketë meritokraci, po bëjmë përpjekje për bashkim

Salianji tha se është shumë e rëndësishme që në PD të ketë meritokraci që karrierat në PD të avancojnë në bazën e disa parimeve.

9 Dhjetor 2025, 21:45 Nga E. D
"Kam hyrë në burg për këtë parti”/ Salianji:
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se qëllimi është që Partia Demokratike të bëhet fituese, por siç është tani nuk mundë të fitojë zgjedhjet. I ftuar në një intervistë në “Studio24”, Salianji tha se është shumë e rëndësishme që në PD të ketë meritokraci që karrierat në PD të avancojnë në bazën e disa parimeve. Ndër të tjera, Salianji tha se interesi i tij personal është që të rrëzohet Edi Rama një ditë më parë dhe shtoi se ai po flet se si të përmirësohet PD. 

“Qëllimi është që PD të fitojë zgjedhjet, dhe kështu siç jemi nuk i fiton dot. PD duhet të kthejë disa kolona që e kanë dëmtuar PD. Unë kërkoj që të ketë meritokraci që karrierat në PD të avancojnë në bazën e disa parimeve. Të vendosim të gjithë bashkë që kush del i parë me votë të jetë ky. Në këtë fazë, ka disa mendime dhe po pyes demokratë të tjerë. Për të qenë korrekt nuk ka pasur rast të ngjashëm Konkurrimi është një gjë dhe takimi me demokratë gjë tjetër.

“Qëndrimi im është ky që PD të jetë fituese, e kam personal sepse kam hyrë në burg për këtë parti. Interesi im personal është që të rrëzohet Rama një ditë më parë. E ndjej vuajtjen që kanë demokratët dhe shoqëria. Unë jam duke folur si të përmirësohet PD, unë këtë diskutim kam. Ka dy qëndrime një është që Rama na vjedh zgjedhjet, unë them që s’mund të themi gjithë kohën nuk mundet Rama dhe për këtë them se e mundim Ramën duke u nisur nga vetja. Nuk kemi vendosur asnjë diskutim se çfarë do bëhet me zotin Berisha, por për disa probleme që ekzistojnë në PD. Ndaj them duhet ripërtërirë. Ne po bëjmë përpjekje për bashkim”, u shpreh Salianji./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll