Tensionohet situata/ Lapaj ngre çadër para Kryeministrisë, policia ndërhyn dhe e heq me forcë! Qytetarët: Shtet që vret (VIDEO)
Pavarësisht thirrjeve të policisë, Lapaj dhe mbështetësit e tij deklarojnë se protesta do të vazhdojë.
9 Dhjetor 2025, 19:50Nga E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Situata është tensionuar përpara kryeministrisëm, ku Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po protestojnë. Agravimi i situatës ka ardhur, pasi Lapaj me qytetarët ka ngritur çadër para Kryeministrisë, por policia i ka kërkuar që të largohen dhe të largojnë edhe çadrat e vendosura. Kjo ka sjellë tension mes qytetarëve dhe disa dëgjohen, duke thënë “shtet që vret”.
Pavarësisht thirrjeve të policisë, Lapaj dhe mbështetësit e tij deklarojnë se protesta do të vazhdojë. Lapaj deklaroi se forcat e policisë bënë një sjellje barbar. Gjatë fjalës së tij, Lapaj theksoi se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, pasi është kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve.
“Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Brenda policisë së Shtetit ka segmente banditësh. Dallkaukë që nuk kanë konceptin e ligjit. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. T’i je në Pazar se je s’kuth në politik. Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra. Nuk ja del dot ti Rama, sepse ke kapur në flagrancë”, deklaroi Lapaj./Dosja.al