Politike

Elsa Toska dha dorëheqjen/ Nesër Kuvendi rihap garën për zëvendësimin e saj në Gjykatë Kushtetuese

Komisioni i Ligjeve do të hapë garën dhe mandati i gjyqtarit të ri që do të zgjedhë Kuvendi do të jetë i plotë, 9-vjeçar.

9 Dhjetor 2025, 16:13 Nga DOSJA
Elsa Toska dha dorëheqjen/ Nesër Kuvendi rihap garën për
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Kuvendi do t'i rikthehet punës ditën e nesërme për të plotësuar karrigen e fundit që është bosh në Gjykatën Kushtetuese, atë të Elsa Toskës, e cila është dorëhequr nga detyra në shtator të vitit 2025. Pra Komisioni i Ligjeve do të hapë garën dhe mandati i gjyqtarit të ri që do të zgjedhë Kuvendi do të jetë i plotë, 9-vjeçar.

Pasi Kuvendi hap garën, kandidatët kanë 1 muaj kohë të shprehin interes dhe pastaj ata vlerësohen, renditen me pikë nga KED. Nëse Kuvendi ka 84 vota, mund të zgjedhë një nga 3 emrat me më shumë pikë, ose ndryshe automatikisht gjyqtar bëhet kandidati që KED ka renditur të parin./Dosja.al

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll