Politike

Gjyqtarët kërkojnë rritje page, Rama: Kur arrin të ndryshosh qeverinë me një vendim si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim rritjen pagën tënde?

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama u shpreh se 1600 euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, pasi mes atyre që kërkojnë rritje janë edhe specialistët e GJKKO dhe SPAK-ut.

9 Dhjetor 2025, 15:36 Nga E.d
Gjyqtarët kërkojnë rritje page, Rama: Kur arrin të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për të rritur pagën. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama u shpreh se 1600 euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, pasi mes atyre që kërkojnë rritje janë edhe specialistët e GJKKO dhe SPAK-ut.

Për të cilët tha se kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 eurosh. Rama tha se "detin" ku aktualisht marrin 6130 euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në "kos" me 3100 euro plus, ku si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj.

Kryeministri tha se gjykata arrin të ndryshoj qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e Parlamentit bashkë, pa marrë asnjë votë të vetme nga populli, dhe nuk arrin dot të marrë nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën e tyre. Në fund, Rama tha se nuk e ka hallin te ministri, por tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve. 

“S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen! Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh! Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj.

Si ka mundësi?! Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?! Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!" shkruan Rama./Dosja.al

edi rama gjykata 3100 euro

Sondazh

Poll