Politike

Avokati i Popullit/ Berisha: Nuk marrim pjesë në votim, Rama do vendosë një person që nuk ka asnjë lidhje me opozitën

Lideri opozitar tha se PD ka kandidatur shumë të mira, por nuk do të marrë pjesë në atë çfarë ai e quajti "farsë".

9 Dhjetor 2025, 14:08 Nga E.d
Avokati i Popullit/ Berisha: Nuk marrim pjesë në votim, Rama do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD, nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama do vendosë një person, që nuk ka asnjë lidhje me opozitën. Lideri opozitar tha se PD ka kandidatura shumë të mira, por nuk do të marrë pjesë në atë çfarë ai e quajti "farsë".

Ndër kandidaturat që përmendin ishin Adriana Kalaja, Aranita Brahaj edhe Jola Hysa. Në fund, Berisha tha se ky është një akt i ulët primitiv i Edi Ramës, i cili do të emërojë një person që nuk ka lidhje me opozitën. 

"Gjersa ne kemi zgjedhur këta, natyrisht secili prej tyre ka besimin tonë. Por në renditje është Besim Ndregjoni, i cili është paraqitur për votim në parlamentin e shkuar, siç e dini ju. Është Adriana Kalaja, që plotëson çdo kriter për të qenë. Është Jola Hysaj, një e re me energji të madhe në këtë fushë, e vendosur për të drejtat te njeriut. Është Aranita Brahaj, janë edhe zoti Haluci dhe Dardan Mustafa.

Pra, ne kemi kandidatura shumë të mira. Sigurisht, ne nuk marrim pjesë në votim farsë. Kjo që bën është një akt i ulët primitiv i Edi Ramës. Tregon tolerancën e tij zero dhe do vërë një person që nuk ka asnjë lidhje me opozitën. Jo, të jemi i sinqertë" tha Berisha./Dosja.al

opozita sali berisha edi rama

Sondazh

Poll