Politike

Zgjedhja e Ketës në krye të BKH/ Berisha: Procedurë normale, nuk kam asnjë njohuri për këtë person

Gjatë një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka asnjë njohuri për Kreun e ri të BKH-së, Joni Keta.

9 Dhjetor 2025, 14:06 Nga E.d
Zgjedhja e Ketës në krye të BKH/ Berisha: Procedurë normale,
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se zgjedhja e Kreut të ri të BKH-së është një procedurë normale. Gjatë një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka asnjë njohuri për Kreun e ri të BKH-së, Joni Keta. Lideri demokrat tha se nuk flet kurrë për persona, të cilët nuk i njeh. 

"Procedurë normale, për personin unë nuk kam asnjë njohuri për të. Dhe kam një ligj dhe një rregull, për personat që nuk i njoh, nuk flas kurrë. Nuk kam asnjë lloj njohje, po as edhe ndonjë... po të bëj një kontroll në arkivën time dixhitale, ai nuk del kund. Nuk kam." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita bkh

Sondazh

Poll