Politike

"Protestat janë gati", Berisha: Kushtetuesja që rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, paturpësisht pranoi padinë e Edi Ramës

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se gjykata shkelmoi Kushtetutën në atë rast.

9 Dhjetor 2025, 13:31 Nga DOSJA
"Protestat janë gati", Berisha: Kushtetuesja që rrëzoi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 30 deputetë të opozitës, për çështjen e tij. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se gjykata shkelmoi Kushtetutën në atë rast.

Kjo pasi e drejta e ankimimit në gjykatë është një e drejtë, e cila paraqitet në Kushtetutë. Nga zyra e selisë blu, Berisha tha se gjykata në një "nënshtrim" pranoi për të vlerësuar kërkesën e kryeministrit Rama. Ai u shpreh se protestat janë dhe do jenë rruga e vetme për ti rikthyer shqiptarëve votën e lirë.

"Protestat jemi duke i përgatitur dhe do fillojnë. Vendimet e gjykatës, fakti që gjykata pranoi, nuk hodhi poshtë, nuk e refuzoi si të paligjshme kërkesën, është tepër shqetësuar. Mos harroni se kjo gjykatë, ka shpallur të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën, 30 deputetë të opozitës që paraqitën kërkesë për çështjen time. 30 deputetë të opozitës, të drejtën e ankimit në gjykatë, e kanë në kushtetutë. Gjykata tha jo. Në mënyrën më primitive, në një akt banal, primitiv, të turpshme. Në shkelmim të kushtetutës.

Dhe kjo gjykatë në një nënshtrim, pranoi për të vlerësuar kërkesën e kryeministrit, në emër të Lubisë. Avokat kryeministri për Lubinë. E kuptoni ju. E kuptoni se ku është katandisur Shqipëria. Prandaj protestat, e kam theksuar dhe e theksoj, janë dhe do jenë rruga jonë e vetme për ti rikthyer shqiptarëve votën e lirë. Ja ku janë 2 miliardë euro. Ja ku janë, dy ditë para zgjedhjeve, amnisti për 2 miliardë euro, për 200 mijë biznese në tërësi, për 80 mijë biznese aktive. A mund të imagjinoni ju zgjedhje. Ndaj dhe shqiptarët kanë një armik të egër të lirive dhe dinjitetit të tyre, me të cilin duhet të përballen." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama gjykata

Sondazh

Poll