Politike

Paqja Fiskale/ Berisha: BE ka shprehur shqetësim serioz, 2 miliardë euro do përdoren nga Rama për të blerë vota

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Komisioni Europian, nënkomiteti për tregtinë dhe industrinë kërkon rishqyrtimin e menjëhershëm të tyre.

9 Dhjetor 2025, 13:16 Nga E.d

Paqja Fiskale/ Berisha: BE ka shprehur shqetësim serioz, 2 miliardë

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se BE ka bërë një deklaratë në të cilën shpreh shqetësimet e saj serioze, në lidhje me projektligjin mbi Paqen Fiskale. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Komisioni Europian, nënkomiteti për tregtinë dhe industrinë kërkon rishqyrtimin e menjëhershëm të tyre. Kreu demokrat tha se 2 miliardë euro u përdorën nga Rama për të blerë vota.

"Komisioni Europian, nënkomiteti për tregtinë, industrinë, doganat dhe taksat midis BE dhe Shqipërisë, ka bërë një deklaratë në të cilën shpreh shqetësimet më serioze për këto ligje dhe mund ta gjeni në faqen e Komisionit Europian. Kërkon rishqyrtimin e menjëhershëm të tyre. Pra, siç e shihni, Edi Rama, atë që nisi dy vjet më parë e bitisi në mandatin e katërt, në të cilin 2 miliardë euro shndërrohen në vota dhe vota shndërrohet në 2 miliardë euro droge." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama be

Sondazh

Poll