Politike

Pa konsensusin e PD-së, Komisioni i Ligjeve i kalon Kuvendit 6 kandidatët për Avokat të Popullit

Në mbledhje të komisionit, socialistët me 9 vota pro kanë dërguar në seancë plenare për votim, ndërsa 3 votat kundër në mbledhje ishin nga demokratët. 

9 Dhjetor 2025, 13:07 Nga I.A
Pa konsensusin e PD-së, Komisioni i Ligjeve i kalon Kuvendit 6
Avokati i Popullit

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka kaluar me votim të njëanshëm në seancë plenare kandidaturat për Avokatin e Popullit. Në mbledhje të komisionit, socialistët me 9 vota pro kanë dërguar në seancë plenare për votim, ndërsa 3 votat kundër në mbledhje ishin nga demokratët. 

Në listën e miratuar nga PS për postin e Avokatit të Popullit, kandidatë janë: Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani.

Partia Demokratike, ka kërkuar rihapjen dhe njëherë të procesit të përzgjedhjes. Kjo kërkesë vjen pas tërheqjes së tyre nga firmat e dhëna për kandidatët, një ditë pasi këta të fundit shpallën kandidaturat./Dosja.al

komisioni i ligjeve avokati i popullit

Sondazh

Poll