Politike

“Shqipëria nuk largohet nga unë”, Christopher Hill: Vendi po zbrazet

Në një intervistë për emisionin Now në Euroenews Albania, Hill tha se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur në rrugë drejt Bashkimit Evropian.

9 Dhjetor 2025, 12:29 Nga I.A
“Shqipëria nuk largohet nga unë”, Christopher Hill: Vendi
Christopher Hill

TIRANË- Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill tregoi kujtimet nga misioni i tij në vendin tonë dhe lidhjet që vazhdon ende të ruajë me Shqipërinë. Në një intervistë për emisionin Now në Euroenews Albania, Hill tha se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur në rrugë drejt Bashkimit Evropian. Ndërkohë që preku këtu dhe një problem tjetër thelbësor që është largimi i rinisë nga vendi. 

“Shikoni, çdo shtet ka për të pasur sfidat e veta, do të jem i sinqertë me ju; edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë plot sfida aktualisht. Ne kemi për të qenë në rregull dhe t’ju siguroj juve dhe shqiptarëve se keni për të qenë në rregull dhe Shqipëria sigurisht ka për të pasur sfida, megjithatë është e rëndësishme që, kur je duke u ngjitur këtë mal drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, është e rëndësishme që të kthehesh mbrapsht dhe të shikosh sa larg ke shkuar, dhe Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë. Sigurisht që iu desh të ndërtonte institucione, ka pasur sfida të ndryshme, megjithatë kjo nuk është diçka për të cilën diplomatët e huaj duhet t’i tregojnë Shqipërisë: bëj këtë dhe bëj atë. Megjithatë mendoj se ajo që do t’iu sugjeroja shqiptarëve… e dinë vetë shqiptarët, se janë duke punuar në të gjitha këto fusha, në të gjitha këto çështje. Mendoj se ajo që më shqetëson më shumë në vende si Shqipëria është madhësia e popullsisë, dhe çështja se të gjitha këto shtete janë duke vuajtur nga ulja e popullsisë dhe këtë e shikojmë në tërë rajonin e Ballkanit dhe kjo i përgjigjet pyetjes nëse të rinjtë e kanë këtë ndjesi, nëse e ardhmja ka për të qenë më e mirë apo jo. Sigurisht t’u thuash të rinjve se ti ke një të ardhme më të mirë nga gjyshërit e tu të cilët jetonin nën Enver Hoxhën nuk është e mjaftueshme; ata duan të shohin një të ardhme e cila duhet të jetë në linjë me të rinjtë në vende të tjera në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra në këtë drejtim mendoj se Shqipëria duhet të vijojë të bëjë atë që është duke bërë dhe mendoj se është duke bërë mjaft progres”, tha ambasadori Hill.

christopher hill

Sondazh

Poll