9 Dhjetor 2025, 12:27
Nga I.A
Christopher Hill
TIRANË- Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill tregoi kujtimet nga misioni i tij në vendin tonë dhe lidhjet që vazhdon ende të ruajë me Shqipërinë. Si përfaqësuesi i parë i Shteteve të Bashkuara në Shqipërinë post-komuniste, Hill në një intervistë për emisionin Now në Euroenews Albania, zbuloi për herë të parë se ambasada amerikane në vitin 1991 funksiononte në një dhomë të vetme, nr. 205, ndërsa dhoma ngjitur, 206, ishte rezidencë.
“Patjetër që po, patjetër që po. Por kjo është situata: ti mbërrin në një vend si Shqipëria dhe ti mund të shikosh të ardhmen, mund të shikosh nëse gjërat ishin të qeta, nëse gjërat qëndronin të qeta në Shqipëri. Ti mund të shikoje se kishe për të pasur një të ardhme më të mirë. Por gjëja tjetër që ti shikoje… kur mbërrita në fillim, shikoje persona që ishin pak më të rënë në moshë dhe unë mund t’i shikoja ata përpara bulevardit, përpara Hotel Dajtit, të cilët ishin duke bërë shëtitje, xhiro. Dhe ti mund të shikoje, mund të mendoje për këta njerëz, se atyre iu desh tërë jeta e tyre, iu desh të jetonin gjithë jetën e tyre në një diktaturë të tmerrshme, në diktaturën e Enver Hoxhës dhe ti ndjeje dhimbjen dhe keqardhjen për këta njerëz që e kishin të pamundur ta rimerrnin mbrapsht jetën e tyre, megjithatë fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre kanë një të ardhme më të mirë dhe ky është një motivim shumë i mirë për njerëzit. Megjithatë është diçka e trishtuar të mendosh që ata nuk do ta marrin mbrapsht jetën e tyre dhe ky është një nga emocionet që të vjen ndërmend kur je në një hapësirë të tillë ose të kalon në zemër kur je në një vend të tillë si në Tiranë në vitin 1991”, kujtoi Hill.
christopher hill
Politike
9 Dhjetor 2025, 12:11
M.L
Korreshi-Çaushi
TIRANA- Deputetja socialiste Zengjine Çaushi dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi u përfshinë në një deb...
Politike
9 Dhjetor 2025, 11:54
I.A
TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pasi është marrë në pyetje për 21 Janarin.&n...
Politike
9 Dhjetor 2025, 11:30
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka krijuar sërish debat te Komisioni i Ligjeve. Gjatë seancës së sotm...
Politike
9 Dhjetor 2025, 10:39
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Shoqatës së Gjyqtarëve ditën e sotme pasi kjo e fundit i ka cil&...
Politike
9 Dhjetor 2025, 09:56
M.L
Bamir Topi në SPAK
TIRANA- Ish-Presidenti Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posa&ccedi...
Politike
9 Dhjetor 2025, 09:39
M.L
Haxhi Miftari
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Andis Salla ka publikuar mëngjesin e sotëm rastin e Haxhi Mifta...
Politike
9 Dhjetor 2025, 09:27
M.L
Balluku, Rama. GJK
TIRANA- Shoqata e Gjyqtarëve ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Balluk...
Politike
9 Dhjetor 2025, 07:57
M.L
Foto ilustruese
Mëngjesin e 20 janarit 2025, në telefonin e një zyrtari vendor të një bashkie në jug të vendit mbër...
Politike
8 Dhjetor 2025, 22:42
E. D
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka publikuar një video në rrjetet s...
Politike
8 Dhjetor 2025, 22:33
E. D
Fotoja e montuar
KOSOVË- Presidenca e Kosovës ka reaguar, pasi një foto e presidentes Vjosa Osmani e montuar me politikanë serbë p...