Politike

Debat për Avokatin e Popullit/ “Shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes”, Korreshi përplaset me Çaushin: Po deshe ti ndonjë firmë, të rregullon byrazeri! Shoh të tjera gjëra në ëndrra

 Në një moment, Çaushi iu drejtua Korreshit me ironi duke i thënë se 'kujtohuni nga ora 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes për tërhequr firmat'.

9 Dhjetor 2025, 12:11 Nga M.L
Debat për Avokatin e Popullit/ “Shihni ndonjë ëndërr
Korreshi-Çaushi

TIRANA- Deputetja socialiste Zengjine Çaushi dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi u përfshinë në një debat ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve për kandidatët e Avokatit të Popullit. Në një moment, Çaushi iu drejtua Korreshit me ironi duke i thënë se: Kujtohuni nga ora 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes për tërhequr firmat. 

"Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak, edhe vulë”, iu drejtua me ironi demokrati - Çaushit.

Pjesë nga debati:

Gent Strazimiri: Ne nuk kemi propozuar asnjë kandidat.

ÇaushiEdhe me vulë.

KorreshiPo deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak.

ÇaushiMua merak?

KorreshiMos ke ndonjë merak, edhe me vulë, edhe me firmë, vët vët.

Çaushi: Unë skam nevojë as për firmë as për vulën tuaj se fatin tim e kanë vendosur njerëz të tjerë. Ju kujtoheni në orën 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe i tërhiqni ato që keni bërë.

Korreshi: Unë zakonisht ëndrrat i shoh me gjellë pasanikësh dhe ndonjë gjë tjetër, por jo me firma.

Arjan Ndoja: Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike (tërheqja nga firmat). Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma./ Dosja.al

zengjine Çaushi saimir korreshi

Sondazh

Poll