Politike

Avokati i Popullit krijon debat te Ligjet, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. Strazimiri: Ne kemi tërhequr firmat

Ndërkohë që në këtë moment ka hasur kundërshtim nga deputeti demokrat Gent Strazimiri, për shkak se PD-ja ka tërhequr firmat për të gjithë kandidatët në garë. 

9 Dhjetor 2025, 11:30 Nga I.A
Avokati i Popullit krijon debat te Ligjet, Manja: 6 kandidatë do
Ulsi Manja

TIRANË- Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka krijuar sërish debat te Komisioni i Ligjeve. Gjatë seancës së sotme, kryetari Ulsi Manja ka lexuar emrat e të gjithë kandidatëve që kanë siguruar firmat e deputetëve. Ndërkohë që në këtë moment ka hasur kundërshtim nga deputeti demokrat Gent Strazimiri, për shkak se PD-ja ka tërhequr firmat për të gjithë kandidatët në garë. 

Ulsi Manja: Kandidatët që kanë siguruar 28 firma të deputetëve janë: Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Skëndër Haluci, Taratar Bazaj, Endri Shabani. Në këto kushte Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin brenda 1 jave nga paraqitja e raportit përkatës.

Strazimiri: Ekspozeja që bëtë është e paplotë. Deputetët kanë tërhequr mbështetjen e për të gjithë kandidatët në garë për Avokatin e Popullit./Dosja.al

ulsi manja avokati i popullit

Sondazh

Poll