Aktualitet

Kreu i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit! SPAK propozoi Joni Ketën, nis mbledhja e KLP, të pranishëm përfaqësues nga ambasadat e SHBA dhe BE

Mbledhja nisi në orën 11:00, ndërsa në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga ambasadat e SHBA dhe BE, që ndoqën procesin e votimit të kandidatit të SPAK.

9 Dhjetor 2025, 11:12 Nga M.L
Kreu i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit! SPAK propozoi Joni
Foto nga mbledhja

TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot seancën e votimit për emërimin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mbledhja nisi në orën 11:00, ndërsa në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga ambasadat e SHBA dhe BE, që ndoqën procesin e votimit të kandidatit të SPAK.

Zëvendësdrejtuesi dhe drejtuesi i komanduar i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta u propozua një javë më parë nga treshja e prokurorëve të SPAK për të marrë drejtimin e "FBI-së" shqiptare.

Për këtë pozicion garuan shtatë kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorë. Mandati i parë pesëvjeçar i kësaj strukture ishte drejtuar nga Aida Hajnaj./ Dosja.al

 

këshilli i lartë i prokurorisë joni keta spak

Sondazh

Poll