Aktualitet

EMRAT/ Plas sherri mes fqinjëve në Patos! Plagoset me thikë 41-vjeçari, në pranga autori, ja cili dyshohet të jetë shkaku i ngjarjes

Sipas njoftimit të bluve, është arrestuar Marjus Grëmbi, 36 vjeç, i cili dyshohet se plagosi Shpëtim Qerimajn me një thikë.

9 Dhjetor 2025, 11:00 Nga M.L
EMRAT/ Plas sherri mes fqinjëve në Patos! Plagoset me thikë
Foto ilustruese

PATOS- Një përleshje e rëndë mes fqinjësh ka ndodhur ditën e sotme në Patos, e cila përfundoi me dhunë dhe plagosje me mjet prerës. Sipas njoftimit të bluve, është arrestuar Marjus Grëmbi, 36 vjeç, i cili dyshohet se plagosi Shpëtim Qerimajn me një thikë.

Sipas burimeve për mediat, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që filloi me zënkat e fëmijëve të tyre, ndërsa raportohet se Qerimaj kishte sulmuar më parë babanë e 36-vjeçarit me grushte dhe sende të forta.

NJOFTIMI:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për fqinjin e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.. 41-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve”./ Dosja.al

marjus grëmbi shpëtim qerimaj sherr ne patos

Sondazh

Poll