Aktualitet

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja! Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, lihet në burg Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes

Vendimi i Apelit rrëzon kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjon Shkambi vijon të qëndrojë nën hetim për rolin e dyshuar në këtë ngjarje tragjike që tronditi sistemin gjyqësor.

9 Dhjetor 2025, 10:29 Nga M.L
Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja! Kërkoi zbutjen e masës së
Elvis Shkambi, Gjon Shkambi, Astrit Kalaja

TIRANAGjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka konfirmuar masën e “arrestit në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor, brenda sallës së gjyqit.

Vendimi i Apelit rrëzon kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjon Shkambi vijon të qëndrojë nën hetim për rolin e dyshuar në këtë ngjarje tragjike që tronditi sistemin gjyqësor.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces./ Dosja.al

lihet ne burg gjon shkambi vrasja e gjyqtarit astrit kalaja

Sondazh

Poll