Politike

VIDEO/ Hetimet për 21 Janarin! Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK

Topi është thirrur si person në dijeni, duke pasur parasysh se në atë periudhë mbante postin e kreut të shtetit.

9 Dhjetor 2025, 09:56 Nga M.L
VIDEO/ Hetimet për 21 Janarin! Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në
Bamir Topi në SPAK

TIRANA- Ish-Presidenti Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të hetimeve për ngjarjet e 21 janarit. Topi është thirrur si person në dijeni, duke pasur parasysh se në atë periudhë mbante postin e kreut të shtetit.


Çështja "21 janari"

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.


Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

bamir topi ne spak

Sondazh

Poll