Aktualitet

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK kalon për gjykim çështjen e Ervis Berberit

Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. 

9 Dhjetor 2025, 09:47 Nga M.L
Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK kalon për gjykim
Ervis Berberi

TIRANA- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Evis Berberit, ish kreu i ARRSH, i cili është në burg si i dyshuar për abuzime me tenderat e institucionit që ai drejtonte.

Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. 

Ortaku i ish-kreut të ARRSH-së, Valter Begaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.  Ervis Lame akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale./ Dosja.al

evis berberi

Sondazh

Poll