Politike

Ministri Salla ndan historinë e bletarit nga Dibra: Ulen kostot e prodhimit falë Skemës Kombëtare të Mbështetjes Direkte

Salla shkruan se falë Skemës Kombëtare të Mbështetjes Direkte po ndihmohen fermerët të rrisin prodhimin dhe të forcojnë aktivitetin e tyre.

9 Dhjetor 2025, 09:39 Nga M.L
Ministri Salla ndan historinë e bletarit nga Dibra: Ulen kostot e prodhimit
Haxhi Miftari

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Andis Salla ka publikuar mëngjesin e sotëm rastin e Haxhi Miftarit, banor i fshatit Kllobçisht, Maqellarë. Sipas një postimi në llogarinë e Ministrit në rrjetet sociale, bletari mbarështon 800 koshere bletësh, duke prodhuar mjaltë cilësor.

Salla shkruan se falë Skemës Kombëtare të Mbështetjes Direkte po ndihmohen fermerët të rrisin prodhimin dhe të forcojnë aktivitetin e tyre.

"Mirëmëngjes, me Haxhi Miftarin nga fshati Kllobçisht i Maqellarës, i cili mbarështon rreth 800 koshere bletësh të organizuara në 6 parqe të ndryshme, duke prodhuar mjaltë cilësor dhe duke ulur kostot e prodhimit falë Skemës Kombëtare të Mbështetjes Direkte, e cila përmes masës së dedikuar për bletarinë ndihmon fermerët të rrisin prodhimin dhe të forcojnë aktivitetin e tyre," shkruan Salla. /Dosja.al

haxhi miftari andis salla

Sondazh

Poll