Aktualitet

EMRI/ Shiste drogë në lokalin e tij! Operacioni "SHADOW" vë në pranga 32-vjeçarin në Vaun e Dejës

Gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin që ai administronte, si edhe në një ambient tjetër pranë tij, efektivët konstatuan dhe sekuestruan një sasi kanabisi, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

9 Dhjetor 2025, 09:11 Nga M.L
EMRI/ Shiste drogë në lokalin e tij! Operacioni "SHADOW"
Foto ilustruese

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga fshati Kapedan, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin që ai administronte, si edhe në një ambient tjetër pranë tij, efektivët konstatuan dhe sekuestruan një sasi kanabisi, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Klemjan Perndreu u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij janë nisur procedimet për veprat penale 'prodhimi dhe shitja e narkotikëve' dhe 'përshtatja e lokalit për përdorim droge'.

NJOFTIMI:

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Klemjan Perndreu, 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan.

Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”./ Dosja.al

policia e shkodrës fshati kapedan klemjan perndreu

Sondazh

Poll