Politike

Berisha: Me Ramën nisi shpopullimi, 1.1 milion shqiptarë u larguan nga vendi

Lideri i opozitës tha ndër të tjera se vetëm të rinj janë larguar 700 mijë.

8 Dhjetor 2025, 22:14 Nga E. D
Berisha: Me Ramën nisi shpopullimi, 1.1 milion shqiptarë u larguan nga
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar statistikat të cilat vërtetojnë se me ardhjen e Ramës në qeveri nisi shpopullimi. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, Berisha tha se nga 2014 në 2023 janë larguar ne hapësirën Shengen 1 milionë e 99 mijë shqiptar. Lideri i opozitës tha ndër të tjera se vetëm të rinj janë larguar 700 mijë.

“U kalua nga tranzicioni në diktaturë. Edi Rama vendosi diktaturën. …E dorëzova Shqipërinë në një kohë kur nga 2007 në 2014 sipas INSTAT banorët u rritën nga viti në vit. Në periudhën kur qeverisi PD, nga 2007 në 2014 kishte rritje graduale. Nga 2014 në 2023 janë larguar ne hapësirën Shengen 1 milionë e 99 mijë shqiptarë. Kjo është statistikë e EUROSTAT. Pra nuk llogariten ata që u larguan në SHBA, Kanada, Australi, Lindje e Mesme, Norvegji etj. Vetëm të rinj 700 mijë janë larguar” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll