Politike

A aspironi të jeni kryetar i PD-së? Salianji: Unë po kërkoj që PD të jetë parti fituese! Kjo nuk duhet të quhet përçarje

Salianji tha se nuk ka asgjë të keqe që dikush të ketë ambicie për të kandiduar, pasi kjo e çon partinë përpara, por theksoi se takimet e tij me demokratët nuk kanë lidhje me këtë.

8 Dhjetor 2025, 20:01 Nga E. D
A aspironi të jeni kryetar i PD-së? Salianji: Unë po kërkoj
Ervin Salianji

TIRANË- Ervin Salianji, duke folur mbi turin e tij të takimeve me demokratët, u pyet nëse aspiron të jetë kryetar i PD-së. I ftuar në studion e Euronews, Salianji tha se nuk ka asgjë të keqe që dikush të ketë ambicie për të kandiduar, pasi kjo e çon partinë përpara, por theksoi se takimet e tij me demokratët nuk kanë lidhje me këtë. Salianji nënvizoi se synimi i tij është që PD të jetë parti fituese ndërsa theksoi se nuk ka shpallur asnjë platformë për të qenë në krye të partisë.

“Kjo nuk duhet të quhet përçarje. Unë po kërkoj që PD të jetë parti fituese, duke vendosur disa parime. Ku po kërkoj unë ndonjë gjë? Kam shpallur unë ndonjë gjë? Kam shpallur ndonjë platformë se si do të jetë apo si e bëj unë? Unë jam duke dëgjuar demokratët. Ku është këtu përçarja? Vijmë te elementi tjetër: nëse dikush do kishte ambicie për të kandiduar, ambicia çon përpara ca problem ka? Vetëm e shëndosh një parti, sepse e fut në konkurrencë. Parimi është ky: lista e PD-së ishte përfaqësuese apo jo? U zbatua normat statutore që më të votuarit të jenë në listat e deputetëve? Marrdhënien e kam me demokratët dhe për mendimet e mia vazhdoj dhe them ato që janë në bindjet e mia,” tha Salianji./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll