Politike

Ministri Salla takon Papa Leo XIV: Takim solli në vëmendje vlerat e shpresës dhe shërbimit ndaj komunitetit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salla tha se takimi me Papa Leon ishte një moment i shkurtër por domethënës për të.

8 Dhjetor 2025, 19:49 Nga E.d

Ministri Salla takon Papa Leo XIV: Takim solli në vëmendje vlerat

VATIKAN- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka takuar Papa Leo XIV. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salla tha se takimi me Papa Leon ishte një moment i shkurtër por domethënës për të. Ministri Salla shkruan se ky takim solli në vëmendje vlerat e shpresës dhe shërbimit ndaj komunitetit, si rruga që na bashkon dhe na udhëheq përpara.

"Të shpresosh do të thotë të marrësh pjesë. Askush nuk e shpëton botën i vetëm sepse së bashku është më mirë.” - Papa Leo XIV. I pranishëm në Audiencën e Jubileut, pata mundësinë të takoja Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV, një moment i shkurtër por domethënës që solli në vëmendje vlerat e shpresës dhe shërbimit ndaj komunitetit si rruga që na bashkon dhe na udhëheq përpara." shkuan Salla./Dosja.al

andis salla papa leo xiv

Sondazh

Poll