8 Dhjetor 2025, 19:25
Nga E.d
Foto Ilustruese
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë çdo demokrat, çdo opozitar dhe çdo shqiptar duhet të ngrihet në lartësinë e idealeve të dhjetorit. Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës të vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se ky është një mision, i cili ka të bëjë me shpëtimin ose shuarjen e kombit.
Berisha tha se Edi Rama është armik i egër i lirive të shqiptarëve, ndërsa e cilësoi "hajdutin" më të madh të kombit në të gjitha kohërat. Lideri i opozitës tha se Rama është armiku më i egër i rinisë shqiptare, ku në 10 vite përzuri 70 përqind të të rinjve nga vendi. Në fund, Berisha tha se altenativa e vetme e të rinjëve shqiptar sot, është largimi nga Shqipëria.
"Ky mision ka të bëjë me shpëtimin apo shuarjen e kombit tonë. Ky mision ka të bëjë me shpëtimin apo shkatërrimin e familjes tonë. Ky mision ka të bëjë me zhvillimin apo rrënimin e Shqipërisë. Ky mision ka të bëjë me të ardhmen e shqiptarëve apo zhdukjen e tyre. Midis të gjitha këtyre, çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar zgjedh të ngrihet në lartësinë e idealeve të dhjetorit. Koha nuk pret. Çdo orë, çdo ditë që shkon jemi të vonuar. Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, ky shesh, kombi pret nga ne të mos e lëshojmë, ta zëmë njëherë e mirë, ta mbajmë gjer në fitore. Edi Rama, armik i egër i lirive të shqiptarëve. Edi Rama vjen në këtë dhjetor si hajduti më i madh i kombit në të gjitha kohërat. Edi Rama vjen në këtë dhjetor si armik i egër i çështjes kombëtare dhe interesit të shqiptarëve.
Por mbi të gjitha vjen në këtë dhjetor si armiku më i egër i rinisë shqiptare, i të rinjve shqiptarë. Përzuri në 10 vite, 70 përqind të të rinjve nga vendi. Rrënoi shkollat. Rrënoi të ardhmen e tyre. Të rinjtë shqiptarë sot kanë si alternativë të vetme largimin, largimin dhe vetëm largimin nga Shqipëria. Miq, të gjitha këto janë apel, janë kushtrim të përballemi me këtë të keqe të madhe. Të përballemi me çdo çmim, të përballemi me çdo kusht, të përballemi për dinjitetin tonë, të përballemi për të ardhmen tonë të përballemi për vendin tonë, për familjet tona, për fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë. Ky është borxhi ynë, kjo është detyra jonë. Ne do e përmbushim atë." tha Berisha./Dosja.al
sali berisha opozita foltore
Politike
8 Dhjetor 2025, 19:21
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve t’i bashkohen protestave të fuqi...
Politike
8 Dhjetor 2025, 19:20
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në Foltoren para kryeministrisë dek...
Politike
8 Dhjetor 2025, 19:14
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Lëvizja e Studentëve të D...
Politike
8 Dhjetor 2025, 18:40
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita këtë t&e...
Politike
8 Dhjetor 2025, 18:21
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Partia Demokratike ka nisur sot protestën e radhës para Kryeministrisë, ose ndryshe “Foltorja...
Politike
8 Dhjetor 2025, 18:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato i ka bërë thirrje rinisë shqiptare t&eum...
Politike
8 Dhjetor 2025, 17:30
E. D
TIRANË- Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ethem Aga ka bërë një reagim lidhur me organizimin e PD-së dh...
Politike
8 Dhjetor 2025, 15:29
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së njoftoi se...
Politike
8 Dhjetor 2025, 15:05
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për ngritjen e 28 qendrave më vend për emigrantët. Gjat&e...
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:57
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se, opozita do të riparaqes në...