Politike

"Sot shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD"/ Berisha të rinjve: Bashkohuni me ne, do të nisim protestat e fuqishme

Në mbylljes të protestës para kryeministrisë, Berisha theksoi se tani pasi është kapur vjedhës i dhjetëra milionëve, që përpiqet të mbrojë vjedhjen e ministrave të tij, duke iu referuar kryeministrti Edi Rama. 

8 Dhjetor 2025, 19:21 Nga E. D
"Sot shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve t’i bashkohen protestave të fuqishme që pritet të nisë opozita për rrëzimin e qeverisë. Në mbylljes të protestës para kryeministrisë, Berisha theksoi se tani pasi është kapur vjedhës i dhjetëra milionëve, që përpiqet të mbrojë vjedhjen e ministrave të tij, duke iu referuar kryeministrti Edi Rama. 

“Sot shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD, parti e themeluar nga studentët e dhjetorit, parti e idealeve të dhjetorit. Edi Rama vjen në këtë dhjetor armik i egër i çështjes kombëtare, armiku më i egër i rinisë shqiptare, përzuri 70% të të rinjve nga vendi. Tani pasi është kapur vjedhës i dhjetëra milionëve, përpiqet të mbrojë vjedhjen e ministrave të tij. Ju ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme”, tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll