Politike

“Dita e Rinisë”/ Berisha: Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit gjunjëzoi regjimin më të egër

Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se gjenerata Z përmbysi diktaturat mizore në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera.

8 Dhjetor 2025, 19:14 Nga E.d
“Dita e Rinisë”/ Berisha: Lëvizja e Studentëve
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit gjunjëzoi regjimin më të egër. Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se gjenerata Z përmbysi diktaturat mizore në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera.

Lideri i opozitës tha se kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme dhe më e shkëlqyer e idealeve dhe aspiratave të kohës. Kryedemokrati kujtoi Lëvizjen e Dhjetorit, për të cilën tha se 30 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranë ishin në kushte të pakrahasueshme, dhe natën e  8 dhjetorit dolën në protestë. 

“Ju qytetarë të pranishëm në këtë shesh, sheshin e lirisë. Këto dy vite është folur shumë për gjeneratën Z. Gjeneratë që janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore, në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera. Kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlqyer e idealeve të kohës, aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore.

Por po të kthehemi 30 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranë ishin në kushte të pakrahasueshme. Në Shqipëri ishte shtypur gjithçka. Një grup i vogël studentësh, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë dhe në 1 të natës u pritën nga presidenti i Republikës së asaj kohë që pas takimit u rezervoi kërbaçin e sigurimit të shtetit”, tha Berisha./Dosja.al

sali berisha foltore opozita

Sondazh

Poll