Politike

FOTOLAJM/ Pas foltores në Durrës, Ervin Salianji i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Siç shihet edhe në pamje, Salianji është i pranishëm mes protestuesve para Foltores, pavarësisht diskutimeve të shumta pas kafes ku mblodhi demokratët më të votuar të primarëve dhe takimit me demokratët e Durrësit.

8 Dhjetor 2025, 18:40 Nga E. D
FOTOLAJM/ Pas foltores në Durrës, Ervin Salianji i bashkohet
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita këtë të hënë para Kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje, Salianji është i pranishëm mes protestuesve para Foltores, pavarësisht diskutimeve të shumta pas kafes ku mblodhi demokratët më të votuar të primarëve dhe takimit me demokratët e Durrësit.

Protestës iu bashkua edhe Lideri i opozitës Sali Berisha, i cili pritet të mbajë fjalimin. Gjatë kësaj proteste, në qendër të vëmendjes do të jenë të rinjtë dhe problematikat të cilat i shqetësojnë, duke përkuar dhe me ditën e sotme të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll