8 Dhjetor 2025, 15:29
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së njoftoi se do ketë dialog intensiv me shqiptarët dhe të përgatiten për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Lideri i opozitës tha ndër të tjera se Edi Rama sot është njeriu më i diskredituar në Europë dhe avokat publik i vjedhjeve të tij.
"Imagjinoni ju pak. U ankua grupi parlamentar për çështjen time, i mori 7 muaj për ta shqyrtuar. Por jo vetëm unë. Për Erion Veliajn 5-6 javë. Kurse për këtë në mënyrë të rrufeshme. E larguan dhe relatorin, gjetën relator tjetër. Presione. Ta dini një gjë, ajo ka arkivën më kriminale që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Sepse ajo me Oltion Bistrin dhe Agim Ismailin, ky që hakeronte telefonat, ua nxirrte videot nga telefonat, ajo ka survejuar çdo zyrtar, ministër, kundërshtar, lajkatar, çfarë ka patur, i ka survejuar.
Shkoi e ju tha aty në mbledhje, i tha Ramës mblidh dhe kryesinë e ministrat, u tha cilindo nga ju u marr me vete. Se ua ka këto. Pra, jemi para kësaj situate dhe unë e theksoj dhe e them, se do të jenë vetëm qytetarët shqiptarë ata që do japin shtytjen e fundit, ata që do të shpëtojnë vendin nga ky narkoregjim. Edi Rama sot është njeriu më i diskredituar në Europë. Kryeministri, avokat publik i vjedhjeve të tij. Sa për Lubinë ai nuk e bënte kurrë këtë. Ai e bën për veten e tij. Se të them të vërtetën tani, unë nuk jam aty brenda, por thonë se, dosja e Ramës është shumë më voluminoze.
Dhe është e ndarë. Se çka aty brenda nuk e dimë, por është e ndarë veçmas. Si puna e atij Olsit, personit të paidentifikuar dhe pastaj e nxirrte Dumani, jo Olsin, që ishte vetëm ai. Pra, jemi në këtë situatë ndaj dhe ne bashkërisht në një dialog intensiv me shqiptarët, duhet të përgatitemi se Edi Rama nuk largohet pa angazhimin total të qytetarëve shqiptarë. Ai kur arrin para të gjithë shqiptarëve, të dalë avokat i vjedhjeve të tij, të çojë vendimin e gjykatës vetëm për të shpëtuar veten, sepse kam dëgjuar, thonë njerëzit, pse nuk kërkon heqjen e imunitetit. Ku ja heq ky imunitetin, ky më parë dorëzon mandatij e tij, se sesa heq imunitetin e asaj. Se ajo bëhet e penduar fill.
Mjafton, se ajo është mos e pyet. Vuri përpara një shtet, te këmbët e veta e ka. Në mënyrën më të paimagjinueshme. Një njeri e kapur në flagrancë me një vjedhje skandaloze, e ka gjunjëzuar, e ka poshtëruar narko-shtetin sikur të mos ishte. Dhe tani i thotë këtij dhe e nxjerr çdo ditë. Del çdo ditë. S'ka ndodhur kurrë.
Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Faleminderit," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha edi rama
Politike
8 Dhjetor 2025, 15:05
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për ngritjen e 28 qendrave më vend për emigrantët. Gjat&e...
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:57
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se, opozita do të riparaqes në...
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:48
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se buxheti 2026 i qeverisë është n...
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:38
M.L
Foto ilustruese
BERAT- Mesditën e sotme, në sallën e Këshillit Bashkiak të Beratit, është zhvilluar ceremonia zyrtare e ...
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:18
M.L
Albin Kurti
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer në garën parlamentare 16 kandidatë që vetëm para pak javësh ga...
Politike
8 Dhjetor 2025, 13:57
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një grup organizatash të shoqërisë civile që përfaqësojnë ish-të përndjekuri...
Politike
8 Dhjetor 2025, 12:17
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar k&e...
Politike
8 Dhjetor 2025, 12:08
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Gjatë një aktiviteti përkujtimor për 8 Dhjetorin 1990 në Qytetin Studenti, ish-kryeministri Sali Berisha...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:56
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një ceremonie kushtuar Dit&eum...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:51
D.S
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në ditën e Rinisë ka treguar...