8 Dhjetor 2025, 15:05
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për ngritjen e 28 qendrave më vend për emigrantët. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryedemokratit theksoi se shndërrimi i Shqipërisë në autostradë emigrantësh është një barbari, është dorëzimi i tyre në kthetrat e mafias’.
Lideri i opozitës tha ndër të tjera se nuk ka transparencë në këtë proces dhe shtoi se Rama synon të zëvendësoje shqiptarët që ikin.
"Ne do të paraqesim në parlament, elementët bazë të platformës tonë për ripopullimin e vendit. Nëqoftëse nuk bëhen hapat e parë të mbështetur financiarisht ne po ecim drejt një humnere kombëtare. Dhe nëse fillohet këtë vit, do të duhen 30 gjer në 50 vite për të arritur atje ku ishim në vitin 2013. Por një projekt shfarosës, shpërbërës
kërkon me çdo kusht që ata të ikin nga Shqipëria. Tani flet për 28 qendra të reja pritje. Unë nuk dua të komentoj, sepse nuk është bërë asnjë transparencë për këto, por ajo që dua të them; shndërrimi i Shqipërisë në autostradë emigrantësh është një barbari mbi emigracionin në radhë të parë. Është dorëzim i atyre qenieve në kthetrat e mafias më të pashpirt në Europë. Minimumi mafie e cila drejton dhe sundon policinë, në drejtësi dhe sundon kudo dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç se të përfitojë prej qenieve mjerane.
Së dyti, nëse me këtë Edi Rama dhe është shumë e mundshme, synon të zëvendësoje shqiptarët që ikin, të denatyrojë kombin shqiptar në një mënyrë të paimagjinueshme, edhe kjo është një rrezik ekzistencial për Shqipërinë në çdo rast. Ndaj dhe ne duhet të mbrojmë një politikë e cila bazohet në nxitjen e ripopullimit të këtij vendi, nxitjen e lindshmërisë që sot është aq sa ishte 100 vite më parë sipas INSTAT-it vetë dhe sipas OKB-së është treguesi më i ulët në botë për shkak të emigracionit thotë OKB," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha opozita mbledhje
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:57
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se, opozita do të riparaqes në...
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:48
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se buxheti 2026 i qeverisë është n...
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:38
M.L
Foto ilustruese
BERAT- Mesditën e sotme, në sallën e Këshillit Bashkiak të Beratit, është zhvilluar ceremonia zyrtare e ...
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:18
M.L
Albin Kurti
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer në garën parlamentare 16 kandidatë që vetëm para pak javësh ga...
Politike
8 Dhjetor 2025, 13:57
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një grup organizatash të shoqërisë civile që përfaqësojnë ish-të përndjekuri...
Politike
8 Dhjetor 2025, 12:17
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar k&e...
Politike
8 Dhjetor 2025, 12:08
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Gjatë një aktiviteti përkujtimor për 8 Dhjetorin 1990 në Qytetin Studenti, ish-kryeministri Sali Berisha...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:56
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një ceremonie kushtuar Dit&eum...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:51
D.S
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në ditën e Rinisë ka treguar...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:51
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një fjalimi për Ditë...