Aktualitet

SPAK propozoi Jon Ketën si drejtor për BKH! KLP vendos nesër se kush do të jetë në krye të “FBI-së shqiptare”

Ai u propozua si drejtues në finale të një procesi, i cili zgjati disa muaj.

8 Dhjetor 2025, 14:35 Nga E.d
SPAK propozoi Jon Ketën si drejtor për BKH! KLP vendos nesër se
Foto ilustruse

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet më datë 9 dhjetor në orën 11:00, për të votuar Joni Ketën në krye të BKH. Joni Keta mban aktualisht postin e zv.drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai u propozua si drejtues në finale të një procesi, i cili zgjati disa muaj.

Në garën për drejtimin e BKH, strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë. Në këtë garë u përfshin prokurorë dhe zyrtarë të lartë të policisë. Byroja Kombëtare e Hetimit u drejtua nga Aida Hajnaj, në mandatin e parë 5 vjeçar të saj.

DOKUMENTI

Informacion mbi mbledhjen:

Dita/Data: E Martë, 09.12.2025

Ora: 11.00

Kohëzgjatja: -90 minuta

Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

Miratimi i Procesverbaleve të mbledhjeve plenare të datave 13.11.2025, 14.11.2025 dhe 18.11.2025;
Diskutimi/miratimi i projektvendimit: “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”
Diskutimi/miratimi i projektvendimeve: “Për transferimin e përkohshëm me pëlqim të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”./Dosja.al

SPAK propozoi Jon Ketën si drejtor për BKH! KLP vendos nesër se

joni keta klp bkh

Sondazh

Poll