8 Dhjetor 2025, 14:57
Nga DOSJA
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se, opozita do të riparaqes në parlament amendamentin për minimumin jetik, si lëvizja e parë për mbështetje të qytetarëve shqiptarë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se zhvelrësimi i euros me 30-35 % ka falimentuar me mijëra ndërmarrje eksporti.
Ai tha se falimentimi i ndërmarrjeve të eksportit ka shkatërruar dhjetëra mijëra vende pune, por edhe prodhimin industrial. Lideri i opozitës u shpreh se të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se ka një rënie drastike të kontributit të akomodimeve dhe shërbimeve.
Sipas tij kjo lidhet me largimin masiv të shqiptarëve. Nga zyra e selisë blu, Berisha tha se është e domosdoshme që minimumi jetik të jetë mbi 200 euro. Në fund, Berisha tha se sipas INSTAT çmimet janë 17% më të larta se në mesataren e BE-së, në një kohë kur rroga mesatare është 4-5 herë ndën mesataren e BE-së.
"Çfarë ndodh, pse droga, pse narkoja. Shumë thjeshtë. Zhvlerësimi i euros me 30-35 % ka falimentuar me mijëra ndërmarrje eksporti. Falimentimi i ndërmarrjeve të eksportit ka shkatërruar dhjetëra mijëra vende pune, por ka shkatërruar dhe prodhim dhe prodhimi në pikiatë, prodhimi industrial është në recension, është me minus. Prandaj dhe taksat nuk vijnë se është rritur prodhimi, të ardhurat nuk rriten se është rritur prodhimi. Por taksat rriten se rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve. Kjo është e qartë si kristali, grabiten xhepat e qytetarëve. Prodhimi bujqësor bie, çmimet rriten. Shqipëria me rregullat e Ballkanit të Hapur që ka instaluar argati i Vuçiçit dhe me sistemin e TVSH-së asimetrit, të gjithë prodhuesit kanë leverdi të marrin prodhimet serbe, importi thonë, por serbëve e jo serbëve dhe jo prodhimit e vendit.
Prandaj bie prodhimi vendas. Pra nëse ka një gjë që po shkatërron me shpejtësi, si një sëmundje e pashërueshme këtë vend, është narkoshtetit, narkosi. Çka sjell rrëzimi i Euros. Ju lutem merrni statistikat, vetëm të INSTAT-it dhe do të gjeni se nga viti 2023 në 2024, rënie drastike të kontributit të akomodimeve dhe shërbimeve. Kjo lidhet dhe me largimin masiv të shqiptarëve, sepse të jemi realist turizmi i bregut ka qenë turizmi i Tiranës. Po, kishte të huaj, por ishte turizmi i Tiranës. Tirana dyndej në breg, e keni parë siç ka qenë bregu e kanë treguar mediat. Tani si ishte bregu e tregon INSTAT-i. Tjetër, shkatërrim i paimagjinueshëm i profesioneve të lira. Largim masiv i tyre nga Shqipëria. Kontributi i tyre nga 10-12% që ka qenë në rritje, në atë kohë nuk e kishin 23% taksën, por atë që kishin e paguanin, ka zbritur në 1%. Këtë e thotë INSTAT.
Pra, ky është efekti më shkatërrimtar i narko-euros, i drogës në ekonominë shqiptare.
Do të riparaqesim në parlament amendamentin për minimumin jetik, si amandamenti, si lëvizja e parë më e domosdoshme për mbështetje të qytetarëve shqiptarë. Me këtë rritje çmimesh, është e domosdoshme që minimumi jetik të jetë mbi 200 euro. Minimumin jetik nuk e kompenson asnjë lloj rritje tjetër. Cilido që të jetë kostoja e tij, alfa e çdo hapi duhet të jetë vendosja e minimumit jetik. Është e paimagjinueshme të pranosh një situatë të tillë. Është pashpirtësi e madhe. Kur sheh që çmimet, unë po marr atë që ka dhënë 1 vit më parë Eurostati, janë edhe në gjer 17% edhe më të larta se në mesataren e BE-së, në një kohë kur rroga mesatare është 4-5 herë ndën mesataren e BE-së. Ndërkohë që rritjet e rrogave, asnjëra nuk jep fuqinë blerëse që kishin ato 3 vite më parë, në 2023. Ndaj dhe vendosja e minimumit jetik do të jetë beteja jonë në parlament. Ne kemi bërë shume amendamente, por amendamenti më i rëndësishëm është vendosja e minimumit jetik." tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd mbledhje
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:48
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se buxheti 2026 i qeverisë është n...
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:38
M.L
Foto ilustruese
BERAT- Mesditën e sotme, në sallën e Këshillit Bashkiak të Beratit, është zhvilluar ceremonia zyrtare e ...
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:18
M.L
Albin Kurti
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer në garën parlamentare 16 kandidatë që vetëm para pak javësh ga...
Politike
8 Dhjetor 2025, 13:57
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një grup organizatash të shoqërisë civile që përfaqësojnë ish-të përndjekuri...
Politike
8 Dhjetor 2025, 12:17
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar k&e...
Politike
8 Dhjetor 2025, 12:08
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Gjatë një aktiviteti përkujtimor për 8 Dhjetorin 1990 në Qytetin Studenti, ish-kryeministri Sali Berisha...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:56
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një ceremonie kushtuar Dit&eum...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:51
D.S
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në ditën e Rinisë ka treguar...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:51
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një fjalimi për Ditë...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:46
I.A
Kiri Hajdari
TIRANË- Djali i Azem Hajdarit ka folur ditën e sotme në lidhje me vendimet e rëndësishme që ka marrë b...