8 Dhjetor 2025, 14:48
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se buxheti 2026 i qeverisë është një piramidë mashtrimi, pasi u rrit nga rritja e çmimeve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se të dhënat më të fundit të INSTAT-it, tregojnë efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi ekonominë, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit.
Berisha tha se këto të dhëna tregojnë se për herë të parë pas 32 vitesh, ekonomia shqiptare në rritje ka kontribut minorance. Lideri i opozitës u shpreh se shteti kontribuon me taksën neto, e cila është taksa që vilet ndaj prodhimeve, shërbimeve, pasi zbritet subvencioni dhe shpenzimi për të. Në fund, Kryedemokrati tha se një studim i një ekspert të pavarur, ka nxjerrë përfundimin se çmimet në Shqipëri janë 85% më të larta se në mesataren e BE-së.
"Mirëdita dhe gëzuar 8 dhjetorin atyre që janë dhjetoristë dhe atyre të cilët kanë vazhduar atë rrugë dhe atë traditë. Së pari desha të ndalem tek një çështje themelore e buxhetit. Ky buxhet është një piramidë mashtrimi, vjedhjeje ndaj qytetarëve shqiptarë. Të dhënat më të fundit të INSTAT-it, tregojnë efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi ekonominë e vendit, mbi rritjen ekonomike të vendit dhe zhvillimin. Çfarë tregojnë këto të dhëna mbi rritjen ekonomike mbi të cilën bazohet buxheti. Këto të dhëna tregojnë se, në këtë rritje ekonomike, për herë të parë pas 32 vitesh ekonomia shqiptare në rritje ka kontribut minorance. Për herë të parë në 2 vite, shteti është kontributor kryesor, por jo se janë ndërmarrjet publike të shtetit. Se ka shtete të cilat menaxhojnë sektorë publikë prodhimi, që predominojnë mbi sektorin privat. Kurse këtu shteti predominon në ekonomi me 2 kontribute kryesore.
Së pari me rrogat, pensionet, sigurimet shoqërore, sigurimet e tjera, duke mbajtur një makineri gjigande të punësuerish dhe rritjen e tyre. Rritjen fiktive siç do ta shohim këtu. Së dyti, shteti kontribuon me taksën neto. Çfarë është taksa neto? Taksa neto është taksa që vilet ndaj prodhimeve, shërbimeve, etj., pasi zbritet subvencioni dhe shpenzimi për të. Por shikoni çfarë ndodh. Ndodh që çdo rritje çmimi, rrit taksën. Nëqoftëse çmimi i qumështit kalon nga 2 në 4 euro, TVSH që vilet nga e njëjta litër qumësht dyfishohet dhe kështu për të gjithë zinxhirin e çmimeve. Pra, një rritje që i detyrohet rritjes së çmimeve. Në një kohë kur jo rritja e çmimeve, por stabiliteti i tyre dhe pse jo në raste të caktuara ulja për shkak të konkurrencës etj., është përfitimi madhor i qytetarëve shqiptarë.
Për ta zbërthyer më tutje këtë buxhet. Sot vetëm nga viti 2023 gjer në vitin 2025, me 200 euro merr më pak seç merrje 3 vite më parë me 160 euro. Po, e provuar, e faktuar. Rritja e çmimeve sipas Eurostat-it krahasuar me vendet e tjera është 1% më e lartë se çmimi mesatar i BE-së, në ushqime është 17%. Por tani ka një studim me të dhëna të frikshme nga një ekspert absolutisht i pavarur, i cili nxjerr çmimet në Shqipëri, 85% më të larta se në mesataren e BE-së. Unë personalisht e besoj studimin e tij. Është ekspert me reputacion." tha Berisha./Dosja.al
sali berisha opozita mbledhje
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:38
M.L
Foto ilustruese
BERAT- Mesditën e sotme, në sallën e Këshillit Bashkiak të Beratit, është zhvilluar ceremonia zyrtare e ...
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:18
M.L
Albin Kurti
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer në garën parlamentare 16 kandidatë që vetëm para pak javësh ga...
Politike
8 Dhjetor 2025, 13:57
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një grup organizatash të shoqërisë civile që përfaqësojnë ish-të përndjekuri...
Politike
8 Dhjetor 2025, 12:17
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar k&e...
Politike
8 Dhjetor 2025, 12:08
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Gjatë një aktiviteti përkujtimor për 8 Dhjetorin 1990 në Qytetin Studenti, ish-kryeministri Sali Berisha...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:56
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një ceremonie kushtuar Dit&eum...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:51
D.S
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në ditën e Rinisë ka treguar...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:51
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një fjalimi për Ditë...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:46
I.A
Kiri Hajdari
TIRANË- Djali i Azem Hajdarit ka folur ditën e sotme në lidhje me vendimet e rëndësishme që ka marrë b...
Politike
8 Dhjetor 2025, 10:51
D.S
Lopet
TIRANË- Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka zgjedhur të urojë Ditën e Rinisë, duke treguar një rast suks...