8 Dhjetor 2025, 14:38
Nga M.L
Foto ilustruese
BERAT- Mesditën e sotme, në sallën e Këshillit Bashkiak të Beratit, është zhvilluar ceremonia zyrtare e betimit të kryebashkiakut të ri, Ervin Ceca. Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deputetë, përfaqësues fetarë, anëtarë të këshillit bashkiak dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ministri Ervin Demo e vlerësoi këtë ditë si një moment të rëndësishëm për qytetin, duke theksuar se kryetari i ri do të ruajë vlerat historike dhe harmoninë fetare të Beratit, si dhe do të kontribuojë në zbatimin e reformave në pushtetin vendor, përfshirë edhe reformën territoriale.
"Jam i bindur se kryetari i ri i bashkisë Berat do të ketë në fokusin e tij ruajtjen e vlerave të qytetit dhe ruajtjen e bashkëjetesës fetare. Dinamika që ka qyteti do të marrë një përgjigje pozitive nga kryetari i ri i bashkisë Berat sepse ai ka dashuri për këtë qytet dhe është njeri dashamirës. Jemi përpara një periudhe intensive, përsa i përket reformave në pushtetin vendor dhe unë jam i bindur se bashkia e Beratit do të japë kontributin e saj për këto reforma dhe sidomos për atë të reformës territoriale", ka thënë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
Pas betimit mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ministri Demo i vendosi Cecas shiritin e kryebashkiakut. Ervin Ceca, duke marrë detyrën zyrtarisht, u zotua se do të vazhdojë punën për të zhvilluar qytetin dhe për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët.
"Kjo bashki ka qenë një histori suksesi dhe ky mandat do të jetë vijimi i punës së nisur për ti shërbyer Beratit. Besoj se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne do të arrijmë rezultate të qëndrueshme", ka thënë kryetari i ri i bashkisë Berat, Ervin Ceca.
Ceremonia përfundoi me intonimin e Himnit të Flamurit, duke shënuar fillimin e mandatit të ri në krye të Bashkisë Berat./ Dosja.al
ervin ceca
Politike
8 Dhjetor 2025, 14:18
M.L
Albin Kurti
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer në garën parlamentare 16 kandidatë që vetëm para pak javësh ga...
Politike
8 Dhjetor 2025, 13:57
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një grup organizatash të shoqërisë civile që përfaqësojnë ish-të përndjekuri...
Politike
8 Dhjetor 2025, 12:17
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar k&e...
Politike
8 Dhjetor 2025, 12:08
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Gjatë një aktiviteti përkujtimor për 8 Dhjetorin 1990 në Qytetin Studenti, ish-kryeministri Sali Berisha...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:56
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një ceremonie kushtuar Dit&eum...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:51
D.S
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në ditën e Rinisë ka treguar...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:51
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një fjalimi për Ditë...
Politike
8 Dhjetor 2025, 11:46
I.A
Kiri Hajdari
TIRANË- Djali i Azem Hajdarit ka folur ditën e sotme në lidhje me vendimet e rëndësishme që ka marrë b...
Politike
8 Dhjetor 2025, 10:51
D.S
Lopet
TIRANË- Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka zgjedhur të urojë Ditën e Rinisë, duke treguar një rast suks...
Politike
7 Dhjetor 2025, 21:44
M.L
AAK
KOSOVA- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë q...