Politike

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit! Pas zgjedhjeve lokale, LVV rikthen në garë për deputetë 16 kandidatë që ishin për kryetarë komunash

Pasi subjektet politike publikuan listat me nga 110 emra secila për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, bie në sy se lista e Albin Kurtit përfshin një numër të konsiderueshëm kandidatësh që vinin nga beteja lokale.

8 Dhjetor 2025, 14:18 Nga M.L
Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit! Pas zgjedhjeve lokale, LVV rikthen
Albin Kurti

KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer në garën parlamentare 16 kandidatë që vetëm para pak javësh garuan për udhëheqjen e komunave. Pasi subjektet politike publikuan listat me nga 110 emra secila për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, bie në sy se lista e Albin Kurtit përfshin një numër të konsiderueshëm kandidatësh që vinin nga beteja lokale.

Kosova kaloi afro një vit në ngërç politik, pasi zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 – të fituara nga Vetëvendosje – nuk prodhuan një qeveri të re. Pamundësia për të krijuar shumicën, si nga LVV ashtu edhe nga opozita, e la vendin në një situatë të zgjatur paqëndrueshmërie, duke shkaktuar humbje të fondeve ndërkombëtare dhe ngecje të disa marrëveshjeve të rëndësishme.

Pas kësaj, vendi u fut në procesin e zgjedhjeve lokale më 12 tetor, të cilat u finalizuan me balotazhin e 9 nëntorit. Dhe pikërisht nga ky cikël lokal, Vetëvendosje ka zgjedhur t’i kthejë në skenën qendrore disa prej kandidatëve të saj më të ekspozuar.

Në listën e Albin Kurtit për deputetë janë përfshirë:
Hajrulla Çeku, Artan Abrashi, Ardian Gola, Taulant Kelmendi, Rufki Suma, Ilir Qeriqi, Ali Dula, Egzona Tërdevci, Filiz Mustafa, Jeton Raka, Lulzim Hetemi, Hamdi Bytyçi, Enver Haliti, Arsim Ademi, Sylejman Meholli dhe Valon Hoti.

Në total, 16 ish-kandidatë për kryetar komune të Vetëvendosjes do të kërkojnë tani votën e qytetarëve për të hyrë në Kuvend, duke e shndërruar listën e Kurtit në një kombinim të figurave të njohura lokale me ambicie për skenën qendrore.

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit! Pas zgjedhjeve lokale, LVV rikthen

lvv albin kurti

Sondazh

Poll