Aktualitet

Sherr i dhunshëm mes dy grupeve në Tiranë, nis hetimi për 5 persona! Dhunuan me grushte 4 të tjerë

Sipas njoftimit të policisë, konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.  

8 Dhjetor 2025, 13:10 Nga E.d
Sherr i dhunshëm mes dy grupeve në Tiranë, nis hetimi për 5
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka nisur hetimin për pesë persona në Tiranë. Ata u shoqëruan drejt komisariatit, pasi janë konfliktuar dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave të tjerë, në zonën e Freskut. Sipas njoftimit të policisë, konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.  

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M, G. R, T. Z, E. H dhe F. H, pasi në Fresk, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit D. B, D. B, F. M dhe B. M./Dosja.al

5 persona tiranë dy grupe

Sondazh

Poll