Aktualitet

Vjedhje në seri, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, i sekuestrohen mjete policie si dhe shuma parash

Mësohet se gjatë operacionit, të riut i janë sekuestruar veshje policie, radio, pranga, municion luftarak dhe një shumë parash.

8 Dhjetor 2025, 12:18 Nga I.A
Vjedhje në seri, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, i
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 21-vjeçar me iniciale S.K është arrestuar ditën e sotme për vjedhje në seri. Mësohet se gjatë operacionit, të riut i janë sekuestruar veshje policie, radio, pranga, municion luftarak dhe një shumë parash.

Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak. Ndërkohë që punohet ende për të përcaktuar burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme. 

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”. Kryente vjedhje dhe shtynte një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari. 21-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje. Sekuestrohen veshje policie, radio, pranga, municion luftarak dhe një shumë parash. Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Përsëritësi”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se më datë 20.11.2025, shtetasi S. K. ka vjedhur, me thyerje, produkte të ndryshme në një market. Gjatë veprimeve hetimore u provua se ky shtetas ka bashkëpunuar dhe ka nxitur një të mitur 13 vjeç për të kryer vjedhje, konkretisht: -vjedhjen e një shumë parash dhe produkteve të ndryshme në një market; -vjedhjen e një shumë parash në një lokal, të dyja vjedhjet të ndodhura më datë 06.12.2025.

Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak. Punohet ende për të përcaktuar burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme. Të gjitha sendet e kundraligjshme, bashkë me një shumë parash që dyshohet të jenë të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./Dosja.al

vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll