Politike

35 vite nga Lëvizja Studentore/ Berisha: Azem Hajdari tribun i lirisë! Të rinjtë ishin ishin misionarë të paepur, qëndruan të pamposhtur

Ai nënvizoi se studentët e dhjetorit 1990 vepruan me vendosmëri dhe pasion, duke shpallur që nga protesta e parë moto të tyre fjalët: “liri, demokraci dhe Shqipëria si Evropa.”

8 Dhjetor 2025, 11:51 Nga M.L
35 vite nga Lëvizja Studentore/ Berisha: Azem Hajdari tribun i lirisë!
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi sot 8 Dhjetorin 1990 gjatë një fjalimi për Ditën e Rinisë, duke theksuar kontributin e studentëve shqiptarë në nisjen e lëvizjes për demokratizim. Berisha vlerësoi veçanërisht figurën e Azem Hajdarit, duke e cilësuar si udhëheqës kyç në mobilizimin e rinisë për ndryshimet politike që ndanë epokat dhe hodhën bazat e pluralizmit në vend.

Ai nënvizoi se studentët e dhjetorit 1990 vepruan me vendosmëri, duke shpallur që nga protesta e parë moto të tyre fjalët: “liri, demokraci dhe Shqipëria si Evropa.”

“Studentët ishin misionarë të paepur. Që në protestën e parë shpallën si moton e tyre “Liri Demokraci, Shqipëria si Europa”. Azem Hajdari tribun i lirisë dhe studentë të Dhjetorit ishin heronj të vërtetë. Ishin heronj mbi heronj, dolën në rrugët e Tiranës të vetëm, të braktisur nga shqiptarët, nga Europa, të braktisur në tërësi. Studentët e dhjetorit ishin shkuar heronjtë. Ata kishin armën e vetme guximin, qëndruan të pamposhtur dhe fituan”, tha Sali Berisha./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll