Aktualitet

Tronditëse në Korçë! "Se kam parë prej ditësh", fqinjët kallëzojnë në polici 'zhdukjen' e të moshuarës, 70-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesë

Nga kontrolli paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ndodhur disa ditë më parë.

8 Dhjetor 2025, 11:17 Nga M.L
Tronditëse në Korçë! "Se kam parë prej
Foto ilustruese

KORÇË- Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë, ku jetonte e vetme në lagjen nr. 17. Policia u njoftua nga një nga fqinjët e saj, i cili nuk e kishte parë të moshuarën prej disa ditësh.

Nga kontrolli paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ndodhur disa ditë më parë. Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të ndarjes nga jeta./Dosja.al

Sondazh

Poll