Politike

Ministri Salla uron Ditën e Rinisë, tregon rastin e suksesit të të riut nga Baldushku

Me anë të një postimi në Facebook, Salla shkruan se Emiliano Qeraj nëpërmjet punës së tij në blegtori ka arritur të marrë mbështetje nga qeveria.

8 Dhjetor 2025, 10:51 Nga D.S
Ministri Salla uron Ditën e Rinisë, tregon rastin e suksesit të
Lopet

TIRANË- Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka zgjedhur të urojë Ditën e Rinisë, duke treguar një rast suksesi të një të riu në fshatin Baldushk të Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Salla shkruan se Emiliano Qeraj nëpërmjet punës së tij në blegtori ka arritur të marrë mbështetje nga qeveria. Ministri Salla shprehet se shembulli i Emilianos na kujton se energjia e rinisë është forca që e çon vendin përpara.

Postimi i Plotë:

Mirëmëngjes, dhe me historinë e Emiliano Qerajt, 26-vjeçarit nga Baldushku, përfitues i mbështetjes direkte për tufën bazë të matrikulluar dhe që, përmes pasionit e punës së tij këmbëngulëse në blegtori , fton çdo të ri të bëhet pjesë e këtij sektori plot mundësi, duke na kujtuar se energjia e rinisë është forca që e çon vendin përpara, ju uroj Gëzuar Ditën Kombëtare të Rinisë!

andis salla emiliano qeraj

Sondazh

Poll