8 Dhjetor 2025, 09:42
Nga M.L
Pika kufitare Morinë
KUKËS- Një 40-vjeçar nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht, u ndalua të hënën sapo hyri në territorin shqiptar. Gjatë kontrolleve kufitare dhe pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti nga autoritetet finlandeze.
Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit kishte vendosur masën “arrest në burg” për të, për shkak të dyshimeve për përfshirje në trafikun e substancave narkotike. Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat e ekstradimit të 40-vjeçarit drejt Finlandës.
Njoftimi i policisë:
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të RSh-së, 40-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar: Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë./ Dosja.al
interpol tirana pika kufitare morine
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 09:26
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Në Shqipëri sot festohet Dita Kombëtare e Rinisë, e shpallur festë zyrtare që prej vitit 2009. Kjo da...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 08:48
M.L
Story, Ivanka Trump
SHBA- Ivanka Trump, vajza e Donald Trump ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi ku shfaq...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 07:59
M.L
Libri i gjeografisë
KOSOVA- Një fotografi e qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale ka hapur debat mbi mënyrën si paraqitet ...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 07:50
Foto ilustruese
Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, ar...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 07:37
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shë...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 20:39
Elton Qyno
Oklid El Ouejdi, atentati, Mondi Mehalla
Zbulohet emri i personit, që policia e Elbasanit dhe familjarët e biznesmenit Mondi Mëhallës, ...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 20:25
M.L
Foto nga artikulli
KROACI- Këshilltarja e Dubrovnikut Viktorija Knežević ka ngritur çështjen nëse Kroacia mund të padisë Sh...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 19:41
Elton Qyno
Astrit Kalaja
TIRANA- Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 19:33
M.L
Foto nga emisioni
Së fundmi, qeveria shqiptare i ka hapur luftë frontale informalitetit. Biznese të mëdha e të vogla po hyjnë...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 18:31
M.L
Foto nga vendngjarja
KOSOVA- Në lumin Bistrica në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës është gjetur trupi i ...