Aktualitet

FOTO/ Vajza e Donald Trump shfaq interes për Shqipërinë! Ivanka ndan me ndjekësit tre librat shiptar që po lexon, mes tyre Kadareja

Bashkëshortja e Jared Kushner, i cili po zhvillon projektin turistik në ishullin e Sazanit dhe ka vizituar disa herë Shqipërinë, ka zgjedhur tituj të njohur që lidhen me identitetin dhe historinë e shqiptarëve.

8 Dhjetor 2025, 08:48 Nga M.L
FOTO/ Vajza e Donald Trump shfaq interes për Shqipërinë! Ivanka
Story, Ivanka Trump

SHBA- Ivanka Trump, vajza e Donald Trump ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqen tre libra mbi historinë dhe kulturën shqiptare, duke sinjalizuar se po studion më thellë këtë temë. Bashkëshortja e Jared Kushner, i cili po zhvillon projektin turistik në ishullin e Sazanit dhe ka vizituar disa herë Shqipërinë, ka zgjedhur tituj të njohur që lidhen me identitetin dhe historinë e shqiptarëve.

Në listën e saj përfshihen “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers, si edhe romani klasik i Ismail Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Me përshkrimin e shkurtër “Rikërkim!”, Ivanka lë të kuptohet se është duke u informuar më gjerësisht mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

FOTO/ Vajza e Donald Trump shfaq interes për Shqipërinë! Ivanka

Sondazh

Poll