Aktualitet

SKANDALI me librat shkollorë të gjeografisë në Maqedoninë e Veriut! Kosova quhet “Metohi”

Sipas imazhit të publikuar nga analistja Nafie Selmani, në këta libra Kosova identifikohet me emërtimin “Metohi”, një term që Serbia e përdor tradicionalisht me ngarkesë politike dhe fetare, duke e trajtuar si pjesë të saj.

8 Dhjetor 2025, 07:59 Nga M.L
SKANDALI me librat shkollorë të gjeografisë në
Libri i gjeografisë

KOSOVA- Një fotografi e qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale ka hapur debat mbi mënyrën si paraqitet Kosova në tekstet shkollore të Gjeografisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas imazhit të publikuar nga analistja Nafie Selmani, në këta libra Kosova identifikohet me emërtimin “Metohi”, një term që Serbia e përdor tradicionalisht me ngarkesë politike dhe fetare, duke e trajtuar si pjesë të saj.

Selmani ka kritikuar ashpër subjektin politik “VLEN”, që është pjesë e qeverisë në Shkup, si dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se një praktikë e tillë nuk duhet të tolerohej.

Një pjesë të Kosovës, Serbia e quan “Metohi” me simbolike politike dhe fetare duke e konsideruar si pjesë të saj. Këtë pretendim të Serbisë e pasqyron libri zyrtar i Gjeografisë në shkollat shtetërorë të Maqedonisë së Veriut.

"A është për burrat e VLEN-it Kosova – Kosovë, apo “Metohia”, ashtu siç figuron në librin e Gjeografisë për klasën e shtatë, botim i vitit 2025?

Dhe a është i njoftuar për këtë emërtim mbështetësi i tyre më i madh politik, kryeministri i Kosovës, ai që shquhej për deklarata nacionaliste? A pajtohet edhe ai që Kosova qenka “Metohi”?

A nuk u vjen pak turp burrave të VLEN-it që nuk arrijnë të mbrojnë as gjënë më elementare të identitetit tonë kombëtar? Apo, sipas zakonit, fajin e ka sërish Ali Ahmeti, Taravari, ai, ata, unë…të gjithë vetëm ata nuk kanë faj?

Sa herë duhet t’ju poshtërojnë ata juve, pastaj ju neve, pastaj prapë ata juve, vetëm për atë kockë të vogël pushteti që ua kanë hedhur në sofrën e pushtetit?

A keni të paktën një grimcë guximi politik për të kërkuar tërheqjen e këtij botimi skandaloz, e të provoni se vërtet ekzistoni pak përtej rolit dekorativ në qeveri?" shkruan Selmani.

nafie selmani

Sondazh

Poll