Politike

Zgjedhjet e parakohshme! Haradinaj prezanton kandidatët e AAK-së për 28 dhjetorin: Lista që synon t’i japë Kosovës zërin e guximshëm

Kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të vendosur, të cilët i qëndrojnë vendit dhe interesit publik në çdo situatë.

7 Dhjetor 2025, 21:44 Nga M.L
Zgjedhjet e parakohshme! Haradinaj prezanton kandidatët e AAK-së
AAK

KOSOVA- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare më 28 dhjetor. Lista përbëhet nga 110 emra, të përzgjedhur me kriter profesionalizmi, përvojë dhe angazhim politik.

Kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të vendosur, të cilët i qëndrojnë vendit dhe interesit publik në çdo situatë. Ai ka shtuar se renditja e kandidatëve në listë është bërë pjesërisht mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve të kaluara dhe pjesërisht me short, sipas vendimit të Këshillit Drejtues të partisë.

Sipas Haradinajt, një e treta e kandidatëve janë renditur sipas numrit të votave që kanë marrë në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, ndërsa për dy të tretat e mbetura, renditja është përcaktuar me short. Kryetari i AAK-së ka theksuar se kjo metodë synon të sigurojë një përzierje të drejtë midis përvojës dhe rinisë brenda partisë.

Zgjedhjet e parakohshme! Haradinaj prezanton kandidatët e AAK-së
Lista

“Të dashur qytetarë, të nderuara struktura të Aleancës në të gjitha nivelet e udhëheqjes,

Kam nderin t’ju konfirmoj kandidaturat për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Kosova sot ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë. Ashtu siç edhe qytetari i Kosovës ka nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit publik.

Sa i përket radhitjes në listë, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues, 1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti.

Secili dhe secila në këtë listë e ka vlerën e vet dhe meriton votën e qytetarëve të Kosovës.

Aleanca, krah teje!”, ka shkruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj
Besnik Tahiri
Time Kadrijaj
Bekë Berisha
Arber Tolaj
Albana Bytyqi
Pal Lekaj
Gani Dreshaj
Diellza Kukaj
Agim Çeku
Burim Ramadani
Teuta Haxhiu
Shmesedin Dreshaj
Arton Demhasaj
Xhevahire Zhuniqi
Zafir Berisha
Ahmet Isufi
Tringa Morina
Xhavit Zariqi
Ali Berisha
Hafize Sallahi
Haxhi Ibishi
Besnik Krasniqi
Vildane Latifi
Ardian Kastrati
Enver Hoti
Besmire Bytyqi
Baki Feta
Valmire Maliqi
Agron Bacaj
Elbasan Shabani
Esmehan Kakruki
Kushtrim Xhemaili
Ukshin Thaçi
Refki Bytyqi
Leona Berisha
Luigj Ademi
Alberta Binçe
Mehmet Klinaku
Erëngal Gashi
Mensut Ademi
Fatime Lika
Blertë Gashi
Vll Bogaj
Faton Jakupi
Dreni Kastrati
Liridon Hasani
Lindije Matoshi
Dielza Fetoshi
Daut Haradinaj
Hamdi Komoni
Hidajete Maksutaj
Veli Kryeziu
Fadil Arifi
Blerim Bajramaj
Kreshnik Smajlaj
Dashurie Bislimi
Arbnor Fazliu
Bilall Bushi
Adelina Mehmeti
Flamur Gaqaferi
Edmond Hoxha
Emine Murtezi
Xhelal Krasniqi
Bashkim Budakova
Doretina Hiseni
Arbër Zenuni
Sali Rexhaj
Adelina Culaj
Prekë Prekaj
Nezir Gashi
Feride Xani
Mentor Durguti
Abdylnaser Sefa
Anjeza Tahiri
Labinot Svorqani
Xhemile Murati Shabani
Dardan Krasniqi
Gani Demaj
Gazmend Syla
Dafina Roka
Arber Grabovci
Gentian Lila
Anbresa Dina
Avni Gashi
Arben Kiqina
Donjetë Shijaku
Feriz Shala
Arbina Buzolli
Lahi Brahimaj
Dritan Bajramaj
Mumin Morina
Agnesë Mazreku
Bujar Tafili
Heurkan Hoxha
Nora Boshniaku
Albertona Sahiti
Ferdinando Kolaj
Vjollca Vokrri
Haki Abazi
Burim Kuçi
Fjolla Kastrati
Izet Rushiti
Qemajl Sejdija
Ilirjana Mehmetaj
Agim Muqaj
Edona Sylejmani
Adil Maloku
Zeqë Malaj
Durim Halilaj

aleanca për ardhmërinë e kosovës ramush haradinaj

Sondazh

Poll