7 Dhjetor 2025, 19:33
Nga M.L
Foto nga emisioni
Së fundmi, qeveria shqiptare i ka hapur luftë frontale informalitetit. Biznese të mëdha e të vogla po hyjnë gjithnjë e më shumë në një sitë të imët, për t’u vënë në darën e ligjit çdo shkelje, sado e vogël të jetë. Por krahas bizneseve të shënjestruara nga qeveria, me të cilat përballemi në përditshmëri, vitet e fundit ka lulëzuar një lloj tjetër biznesi, i cili serviret në formën e spektaklit, me regji drita, muzikë dhe entuziazëm.
Motivimi.
Salla që mbushen dhe njerëz që kërkojnë zgjidhje të shpejta, ndërsa figurat publike e kanë shndërruar këtë interes masiv në mënyrën më të mirë për t’u dhënë një dorë individëve që kanë nevojë të rriten emocionalisht dhe financiarisht. Një nga figurat më të njohura si motivues i masave është Ermal Mamaqi, një figurë e njohur e showbiz-it shqiptar, i cili ka pasur një karrierë si DJ, aktor humori, këngëtar, producent dhe madje edhe biznesmen në sektorin e gastronomisë.
Në fakt, lokali që Mamaqi provoi të hapte në kryeqytet, nuk mbijetoi gjatë, dhe pronarit ambicioz iu desh ta mbyllte pa lënë aspak gjurmë.
Gjëra që ndodhin në një treg kaq të egër të Tiranës, ku në çdo hap që hedh ka restorante luksoze. Sidoqoftë, menjëherë pas këtij eksperimenti jo të suksesshëm në biznes, ish-aktori u orientua drejt një fushe krejt tjetër: trajnimeve motivuese. Seminare, fjalime për suksesin, strategji për arritje personale dhe profesionale — të gjitha këto të strukturuara në formën e një pakete që premton transformim.
Një realitet i ambalazhuar bukur, por që fsheh një anë tjetër, të cilën nuk e tregojnë dritat e skenës. Paketat për trajnime me Mamaqin vijnë me një çmim jo të vogël, një investim financiar që shumë pjesëmarrës e bëjnë me bindjen se ndryshimi nis pikërisht aty.
Por ka edhe një paketë tjetër, tërësisht informale, e cila nuk kalon aspak në sitën e organeve tatimore.
Para në dorë, por asnjë faturë nuk jepet, nga një vajzë në stendë e cila vetëm mbush zarfet plot. Dhe kjo ndodh në një zonë shumë të frekuentuar të Tiranës, ku syri dhe veshi i institucioneve pretendohet të jenë më të vëmendshëm.
Një praktikë që hap shumë pikëpyetje për metodat se si ky individ operon, në një aktivitet publik që reklamohet në rrjetet sociale, televizione dhe kudo, por njëkohësisht duke kryer evazion fiskal në mes të Tiranës. Pak metra larg një dyqani fruta-perimesh apo një byrektoreje, të cilët gjobiten qoftë edhe për një kupon të vetëm tatimor.
Evazioni fiskal nuk mund të matet me të mëdhenj e të vegjël, as me njerëz të thjeshtë e të famshëm. Ai është një fenomen që duhet goditur, dhe për këtë qeveria meriton duartrokitje, por kur një aktivitet i tillë kaq i madh, i paralajmëruar prej kohësh, kryhet në informalitet, atëherë pyetja vjen natyrshëm…
A jemi vërtet të gjithë të barabartë përpara ligjit?/ Piranjat.al
ermal mamaqi
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 18:31
M.L
Foto nga vendngjarja
KOSOVA- Në lumin Bistrica në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës është gjetur trupi i ...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 18:20
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një tragjedi ka ndodhur sot në Portin e Durrësit, ku një elektriçist 24-vjeçar nga Azerbajxh...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 17:17
M.L
Mario Canaj
ANGLI- Mario Canaj është dënuar me 14 vite burg për rolin e tij në tentimin për të hyrë me forcë n...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 16:00
Elton Qyno
Eduart Reçi
Vrasja e Eduart Reçit në 13 nëntor 2024 në Tiranë, për policinë dhe prokurorinë e Tiranës...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 14:36
E.d
Foto ilustruese
GREQI- Dyvjeçar shqiptar Leo, i cili humbi jetën si pasojë e një sulmi nga një qen pitbull, kishte festuar vet&e...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 14:18
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Taulant Toma, një 41-vjeçar shqiptar, është arratisur nga burgu. Kjo është hera e katërt që...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 14:09
E.d
Foto ilustruse
MIRDITË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçar, banues në Rrëshen. Ai u arrestua nga forcat blu, ...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 13:53
E.d
Foto ilustruse
BULQIZË- Disa të rinjë kanë organizuar një protestë paqësore, pas humbjes së jetës së bash...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 13:24
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Një 50-vjeçare shqiptare është përndjekur nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar 55-vjeçar.&...
Aktualitet
7 Dhjetor 2025, 13:01
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme 17-vjeçarin e shpallur në kërkim, i cili dyshohet se ka bashkëpu...