Politike

"Le të ecim bashkë për Kosovën tonë"! Kreu i LDK prezanton “listën e shpresës” për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ja çfarë synon Abdixhiku me kandidatët e partisë

Sipas Abdixhikut, lista përfaqëson një kombinim të përvojës dhe profesionalizmit të figurave të njohura me energjinë dhe vizionin e gjeneratës së re, që synon të sjellë ndryshime reale në institucionet e Kosovës.

7 Dhjetor 2025, 19:19 Nga M.L
"Le të ecim bashkë për Kosovën tonë"! Kreu i
Lumir Abdixhiku

KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zbuluar listën e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor, duke e prezantuar atë si një hap strategjik për të rikthyer shpresën dhe stabilitetin në vend.

Sipas Abdixhikut, lista përfaqëson një kombinim të përvojës dhe profesionalizmit të figurave të njohura me energjinë dhe vizionin e gjeneratës së re, që synon të sjellë ndryshime reale në institucionet e Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai theksoi se ekipi i përzgjedhur bashkon njerëz me integritet dhe përkushtim ndaj qytetarëve, të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin e institucioneve, ekonomisë, arsimit dhe sigurisë.

"Le të ecim bashkë për Kosovën tonë"! Kreu i
Lista

Më tej Abdixhiku shton se lista e prezantuar synon të ndërthurë aktivistë të LDK-së, profesionistë të dëshmuar dhe liderë të rinj politikë, duke ofruar një alternativë që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe aspiratave euroatlantike të Kosovës. Sakaq Abdixhiku ka bërë të qartë se partia do të hyjë në garë politike me fokus tek stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe rritja e besimit në institucionet e shtetit.

"Një, dy, tre.
Zgjedh shpresën!

Sot paraqesim listën tonë të shpresës. Listën e njerëzve që besojnë në shtet, në ligj, në meritë dhe në të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ky është ekipi që përfaqëson përvojën, profesionalizmin dhe energjinë e një gjenerate të re që kërkon ndryshim të vërtetë për vendin.

Kjo është lista e të ardhmes sonë. Një kombinim i njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri. Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Me këtë listë, Lidhja Demokratike e Kosovës nis rrugëtimin drejt më 28 dhjetorit për ta kthyer vendin në normalitet, për t’i rikthyer institucioneve stabilitetin, ekonomisë zhvillimin dhe qytetarëve dinjitetin. Shkojmë drejt fitores me qetësi, me dije, me përkushtim - dhe me besimin se populli i Kosovës do të zgjedhë shpresën.

Le të ecim bashkë.

Për shpresën. Për shtetin. Për Kosovën tonë." shkruan Abdixhiku./ Dosja.al

lumir abdixhiku

Sondazh

Poll