Aktualitet

Dhunoi motrën, arrestohet 26-vjeçari në Mirditë

Bëhet me dije se e dëmtuara është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

7 Dhjetor 2025, 14:09 Nga E.d
Dhunoi motrën, arrestohet 26-vjeçari në Mirditë
Foto ilustruse

MIRDITË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçar, banues në Rrëshen. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Bëhet me dije se e dëmtuara është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Rrëshen, dyshohet se i ka shkaktuar viktimës dëmtime të lehta, për të cilat është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet.

Policia bën me dije se e dëmtuara është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme ligjore mbi rastin./Dosja.al

mirditë 26-vjeçari policia

Sondazh

Poll