Aktualitet

Vidhte sende të ndryshme në makina dhe subjekte, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe personi i cili blinte materialet e vjedhuara (EMRAT)

Në pranga ka rënë Geraldo Zeneli, 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe ka vjedhur 2 biçikleta, në lagje të ndryshme.  

7 Dhjetor 2025, 12:19 Nga E.d
Vidhte sende të ndryshme në makina dhe subjekte,
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë. Në pranga ka rënë Geraldo Zeneli, 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe ka vjedhur 2 biçikleta, në lagje të ndryshme.  

Është arrestuar gjithashtu edhe Gëzim Cani, 48 vjeç, banues në Tiranë. Cani blinte materialet e vjedhura nga 34-vjeçari. Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa prej materialeve të vjedhura. 

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh/subjekte, për vjedhjen e materialeve dhe sendeve të një vlere të konsiderueshme nga automjetet e tyre apo subjekte, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në informacionet e marrë në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The thief”.

Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit  G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe G. C., 48 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi G. Z, në muajt korrik, tetor dhe nëntor ka vjedhur materiale dhe sende të ndryshme në 5 automjete dhe 1 subjekt që iu ka thyer xhamat, në lagje të ndryshme, të cilat më pas ja shiste shtetasit G. C.

Gjithashtu, shtetasi G. Z, në datat 20.11.2025 dhe 29.11.2025, ka vjedhur 2 biçikleta. Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë e sekuestruan disa prej materialeve të vjedhura. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer nga 34-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

geraldo zeneli  gëzim cani tiranë

Sondazh

Poll