Aktualitet

Aksident në kthesën e Çakranit, furgoni i FNSH përplaset me një automjet dhe përfundon në kanal

Bëhet me dije se tre efektivët e policisë, të cilët ndodheshin në furgon janë plagosur dhe drejtuesi i automjetit.

7 Dhjetor 2025, 12:02 Nga E.d
Aksident në kthesën e Çakranit, furgoni i FNSH përplaset
Foto ilustruse

Kthesa e Çakranit- Një aksident rrugor ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Çakranit”. Një automjet tip Benz është përplasur me një furgon të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Si pasojë e përplasjes së madhe, furgoni i FNSH ka përfunduar në kanal.

Bëhet me dije se tre efektivët e policisë, të cilët ndodheshin në furgon janë plagosur dhe drejtuesi i automjetit. Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

"Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit", automjeti me drejtues shtetasin A. Y., ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. Y. dhe tre punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit",- njofton policia./Dosja.al

aksident dy persona fnsh

Sondazh

Poll